Konkursi Ndërkombëtar THEMIS 2026

Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Gjyqësor Evropian të Trajnimeve, në datat 25-29 maj 2026, Shkolla e Magjistraturës, edhe këtë vit, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar e-THEMIS në gjysëm finalen D Etika Profesionale. Konkursi u zhvillua në qytetin e Trier-it, Gjermani. 

Në këtë aktivitet, skuadra e Shkollës së Magjistraturës përbëhej nga Emiljana Kane, kandidate për magjistrate e vitit të tretë dhe Iva Balza dhe Dorisa Ruda, kandidate për magjistrate në vitin e dytë të studimeve, nën mentorimin e pedagogut Dr. Idlir Peçi.

“The Catwalk Judge” ishte punimi me të cilin u prezantua Shkolla e Magjistraturës në konkursin e këtij viti. 

Punimi i realizuar dhe prezantuar nga skuadra e Shkollës u vlerësua si punim shumë i mirë nga anëtarët e jurisë dhe më konkretisht vlerësimi i marrë ishte për një punë origjinale me strukturë shumë të qartë, me rrjedhim logjik nga fakti tek legjislacioni dhe zgjidhja e rastit. Me vlerë u konsiderua edhe mënyra krijuese e prezantimit të punimit të përgatitur dhe konsultimi ndërmjet anëtarëve të skuadrës në dhënien e përgjigjeve të mirë-menduara.