Në kujtim të kolegëve që kontribuan për themelimin e Shkollës së Magjistraturës, që ndanë dijet e tyre me brezat e magjistratëve ndër vite, sot më datë 10.05.2022, pranë Shkollës së Magjistraturës u zhvillua ceremonia në nder të kolegëve të ndjerë, z. Thimjo Kondi, z. Stavri Çeço, z. Hajredin Fuga, z. Kleanthi Koçi, z. Bashkim Caka dhe z. Kristaq Traja, e mishëruar në një pllakë nderi në kujtim të tyre.