Në kuadër të zbatimit te Marreveshjes se Partneritetit te Shkollës së Magjistraturës me Kolegjin Gjyqësor Britanik u zhvillua në shkollë aktiviteti i trajnues i radhës i programit të edukimit ligjor mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë me pjesëmarrjen e gjyqtarëve britanik dhe gjyqtarëve shqiptarë, i cili u fokusua në tematikat e shkrimit dhe arsyetimit gjyqësor të vendimeve, menaxhimit të çështjeve si dhe etikës gjyqësore.
Aktivitetin trajnues e përshëndetën Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Z. Arben Rakipi, Kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Z. Ilir Rusi si dhe zv/Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Znj. Mia Marzouk, të cilët në fjalët e tyre u fokusuan në rëndësinë e realizimit të aktiviteteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të ekspertizës dhe përvojave mes magjistratëve të dy vendeve.
Aktiviteti u realizua me pjesëmarrjen e gjyqtarëve britanikë si Justice Jennifer Eady DBE, HHJ Keith Raynor dhe DJ Sufiyan Rana dhe të ekspertëve të Shkollës, Z. Sokol Berberi, Znj. Marsida Xhaferllari, Znj. Albana Boksi dhe Znj. Ornela Naqellari.
Metodologjia e përdorur, nëpërmjet prezantimeve, debateve dhe grupeve të punës, synoi që të pajiste pjesëmarrësit me aftësi më të mira në menaxhimin e çështjeve gjyqësore, si civile ashtu dhe penale, në drejtim të promovimit të një pune efektive, menaxhimit të palëve në proces, shkrimin e vendimeve konçize e të qarta për palët si dhe zbatimin e një qasjeje më etike në jetën e tyre gjyqësore.