Në kuadër të zhvillimit të proceseve përgatitore të Konkursit të Pranimit 2025, u realizua sot në Shkollën e Magjistraturës trajnimi “Mbi rregullat e provimit të pranimit për vitin akademik 2025-2026”.
Në trajnim morën pjesë aplikantë të regjistruar për konkurim dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave monitoruese të procesit.
Gjatë trajnimi u dha informacion dhe u shpjeguan fazat e ndryshme të provimit dhe rregullat që duhen respektuar për një realizim sa më efikas të tij.
Në fund, sesioni trajnues u mbyll me një seancë pyetje dhe përgjigje në lidhje me paqartësi apo nevoja për më shumë informacion për pjesë të caktuara të fazave të provimit.