Në kuadër të bashkëpunimit të Shkollës së Magjistraturës me Akademinë e Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM), e cila organizon Festivalin Nderkombetar te Filmit per te Drejtat e Njeriut IHRFFA ne Shqiperi, u mbajt në Shkollën e Magjistraturës shfaqja e filmit dokumentar “Të Drejtat e Njeriut në epokën digjitale”, që u pasua nga nja bashkëbisedim me të ftuarit në shfaqjen e filmit.
Aktivitetin e përshëndetën z. Sokol Berberi, pedagog i brendshëm, Z. Kujtim Çashku, Drejtor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi (AFMM), Znj. Frederique Hanotier, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian si dhe Z. Theodore H. Orlin, Drejtues i Festivalit Ndërkombëtar.
Filmi i përzgjedhur trajtoi tematikën e dhunimit të të drejtave të njeriut në kuadër të konflikteve ndërkombëtare aktuale në botë.
Pas shfaqjes së filmit dokumentar u zhvillua një bashkëbisedim me të pranishmit ku u dhanë komente dhe mendime për dokumentarin si dhe mesazhe ndërgjegjësimi.