Me rastin e përfundimit të programit 3-vjeçar të Formimit Fillestar të edukimit dhe formimit profesional të brezit të magjistratëve 2020-2023, Shkolla e Magjistraturës organizoi sot ceremoninë e diplomimit të tyre. Ceremonia u zhvillua në ambientet e amfiteatrit në godinën Poli i Drejtësisë me diplomimin e 40 gjyqtarëve dhe 26 prokurorëve.
Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Shkollës, dhe drejtues të institucioneve të ndryshme të drejtëisë si dhe përfaqësues të partnerëve kryesorë ndërkombëtarë të Shkollës. Eventi festoi këtë ngjarje të rëndësishme, duke evidentuar rrugën që magjistratët kaluan, që nga fillimi i studimeve deri në diplomimin e tyre. Të gjithë folësit theksuan rëndësinë që magjistratët e ardhshëm duhet t’i kushtojnë funksionit, rolit dhe detyrës së tyre në dhënien e drejtësisë dhe sigurimin e besimit të publikut tek drejtësia.
Në këtë mënyrë, Shkolla vijon të japë kontributin e saj cilësor në sistemin e drejtësisë në procesin e edukimit dhe formimit të magjistratëve, me gjithë vështirësitë dhe sfidat që hasen në përmbushjen e detyrës ligjore.