Logo
Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

    Aktivitete dhe Takime

    • THEMIS Competition 2021
    Në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Gjyqësor Evropian të Trajnimeve, nga 1- 3 Qershor 2021, Shkolla e Magjistraturës, si çdo vit, mori pjesë në konkursin ndërkombëtar e-THEMIS 2021 në gjysëm finalen E Drejta Familjare Evropiane dhe e BE-së. 
     
    Në këtë aktivitet Shkolla u përfaqësua nga Besmira Vishe (Kandidat për Prokuror), Klarent Demiri (Kandidat për gjyqtar), dhe Rudi Laze (Kandidat për Gjyqtar), nën mentorimin e pedagoges së të Drejtës Familjare, Prof. Arta Mandro-Balili. 
     
    “Brenda katër mureve: një portretizim i sfidave të gjykatës kundrejt dhunës në familje” është tema me të cilën u prezantua Shkolla e Magjistraturës. Dhuna në familje është një fenomen me të cilin ndeshen autoritetet e sistemit të drejtësisë. Dhuna në familje është një çështje përtej ligjit e lidhur ngushtësisht me cilësinë e jetës së çdo individi dhe me nivelin e “demokracisë” në një vend.
    Team Albania realizoi një përfaqësim dinjitoz të Shkollës së Magjistraturës dhe Shqipërisë duke fituar, çmimin e tretë të aktivitetit. Ky vlerësim është një nxitje për të arritur rezultate më të mira në të ardhmen.
     
     
     
     
     
    • TRAJNIM ONLINE 7 Qershor 2021
    Shkolla e Magjistraturës është duke zhvilluar online nëpërmjet teknikës Zoom Meeting, aktivitetin trajnues me teme: "Pavlefshmëria e akteve të procedurës penale dhe reforma e procedurës penale. Probleme të praktikës gjyqësore"
    Ekspertë: Henrik Ligori; Kostaq Beluri
     
     



    Njoftime

    Mbylle