Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

Njoftim për datat e zhvillimit te provimit te pranimit per vitin akademik 2021-2022

                                                                                                 NJOFTIM
 
Shkolla e Magjistraturës njofton të gjithë të interesuarit se provimi i pranimit për kandidatët për magjistratë dhe për këshilltarë e ndihmës ligjor, për vitin akademik 2021-2022, do të zhvillohet më:
 - 19 Prill 2021 – Faza e parë, testimi elektronik (Scan-Tron), në orën 08:00 pranë Hollit të Pallatit të Koncerteve.
-  22 Prill 2021  – Faza e dytë,   testi profesional, në  orën 08:00 në Hollin  e Pallatit  të Koncerteve.
 
Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, që kanë arritur 60% të pikëve   totale,   të   renditur në   60   vendet   e   para,   duhet   të   kalojnë në një   testim   të   lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Konkurrentët fitues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjor të Testit Profesional, që kanë arritur 50% të pikëve totale, të renditur në 20 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik. Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës përgjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.
Për shkak të pandemisë Covid 19, si dhe në zbatim të akteve normative për zbatimin e masave administrative për parandalimin e përhapjes së epidemisë në vendin tonë, konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së epidemisë në vendin tone. Gjithashtu konkurrentët në të gjitha fazat e organizimit të pranimit duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
 
Ju urojmë suksese!



Njoftime

Mbylle