Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

Pranim në kategorinë e ulët drejtuese dhe për publikim të datës së vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë për këtë procedurë

                      
SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
 
Lënda: Njoftim për kualifikimin pas vlerësimit paraprak për shpalljen e vendeve vakante pranë Shkollës së Magjistraturës për procedurën “Pranim në kategorinë e ulët drejtuese” dhe për publikim të datës së vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë për këtë procedurë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i teknologjisë së informacionit, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i teknologjisë së informacionit”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 9.3.2021, është: z. Skënder Dauti. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se të ky kandidat i plotësonte kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, kjo procedurë mbyllet me 1 (një) kandidaturë të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që është:
 
1.      Z. Skënder Dauti
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 29.3.2021, ora 09.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
-          intervista me gojë do të zhvillohet në datën 29.3.2021, ora 12.30, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës. 
 
Kandidatura e mësipërme konsiderohet e vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle