Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

1 dhjetor 2020 / Njoftim per daten e vleresimit me shkrim dhe intervistes se strukturuar me goje per konkursin Pergjegjes i Sektorit te Formimit Fillestar

                                        Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për publikim për datën e vlerësimit me shkrim (testimi) dhe intervistës së strukturuar me gojë, “Për ngritje në detyrë”, për konkursin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe vendimit nr. 242 të Këshillit të Ministrave, datë 18.3.2015,“Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” njoftojmë përfundimin e procedurës për “Ngritje në detyrë”, për konkursin “1 (një) vend vakant për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, si më poshtë: 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Formimit Fillestar”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftim, të datës 28.10.2020, janë: znj. Iris Xhanaj dhe z. Rinald Pacara. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatët i plotësojnë kushtet për ngritje në detyrë dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, si dhe vendimit nr. 242 të Këshillit të Ministrave, datë 18.3.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Kreu III “Ngritja në detyrë”, kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme pas procedurës së vlerësimit paraprak që është:
 
  1. Iris Xhanaj
  2. Rinald Pacara
 
Për sa më sipër, njoftojmë se:
-          Vlerësimi me shkrim (testimi) do të zhvillohet në datën 2.12.2020, ora 9.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës;
-          Intervista me gojë do të zhvillohet në datën 2.12.2020, ora 12.00, në mjediset e Shkollës së Magjistraturës.  
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.        
 
                                       



Njoftime

Mbylle