Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

Njoftim për përfundimin e procedurës së vlerësimit paraprak për pranimin në shërbimin civil për konkursin 1 (një) vend vakant Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues me kandidatë

Shkolla e Magjistraturës 
 
Lënda: Njoftim për përfundimin e procedurës së vlerësimit paraprak “Për pranimin në shërbimin civil”, për konkursin 1 (një) vend vakant “Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil”, i ndryshuar dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, për konkursin 1 (një) vend vakant për pozicionin “Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Sekretar shkencor i Formimit Vazhdues”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 26.3.2021, janë: z.Altin Shano, znj.Barvjola Krasniqi, znj.Edesa Naqo, znj. Elsa Kamberi, znj.Esmiralda Beka, znj.Nikoleta Taragjini dhe znj.Sara Stafa. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se vetëm kandidatët si më poshtë i plotësonin kushtet për pranim në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kjo procedurë mbyllet me 5 (pesë) kandidatura të vlefshme, pas procedurës së vlerësimit paraprak, që janë:
 
1.      Znj.Barvjola Krasniqi
2.      Znj.Elsa Kamberi
3.      Znj.Esmiralda Beka
4.      Znj.Nikoleta Taragjini
5.      Znj.Sara Stafa
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle