Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË

THIRRJE “PËR PARAQITJEN E SHPREHJES TË INTERESIT PËR ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË”
 
Bazuar në Vendimin Nr.2, Datë 22.07.2021 "Për shpalljen e vendeve vakante për kandidatët nga trupa e pedagogëve të fakulteteve të drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës për anëtarë të KLGJ dhe KLP", si dhe në nenin 37 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga pedagogët e Shkollës së Magjistraturës, për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
 
1)      Njoftohen pedagogët pedagogët me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të Shkollës së
Magjistraturës që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 13 gusht 2021, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës. Një kopje e kërkesës, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i dërgohet dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
 
2)      Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a)      të jenë shtetas shqiptarë;
b)      të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;
c)      në kohën e kandidimit, të kenë përvojë për jo më pak se 5 vjet si pedagogë me kohë të plotë, ose me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës, si dhe të mos jenë magjistratë në detyrë, avokatë ose të punësuar me kohë të plotë në organizatat e shoqërisë civile; 
ç)   të jenë pedagog të kategorisë “profesor” ose “lektor”;
d)      në kohën e kandidimit të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
dh) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
e)      të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
ë)   të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën  
      publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;
f)       të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
g)      të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;
gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit  
      “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve   
      dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në
      detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.
 
3)      Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a)      jetëshkrimin e përditësuar;
b)      Librezë pune ose vërtetime të tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë prej jo më pak se 15 vitesh përvojë profesionale si jurist si dhe vërtetimin që në kohën e kandidimit, të jenë pedagogë të brendshëm ose të jashtëm jomagjistratë, me kohë të plotë jo më pak se 5 vjet në Shkollën e Magjistraturës;
c)      Vërtetim që është personel akademik i kategorisë “Profesor ose “Lektor”;
d)      Vërtetim që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
e)      Deklaratë e konfliktit të interesit që gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;
f)       Vërtetim i gjendjes gjyqësore;
g)      një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
h)      formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë, si dhe bashkëlidhur këtij njoftimi;
i)       Formularin e plotësuar në zbatim të ligjit Nr. 45/2015, “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, i cili gjendet bashkëlidhur këtij njoftimi;
j)       Çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore të parashikuara në nenin 36 të ligjit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
 
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, brenda datës 13 gusht 2021, duhet të dërgohen në adresën elektronike erik.veizi@magjistratura.edu.al, info@magjistratura.edu.al, si dhe në adresën postare të Shkollës së Magjistraturës, pranë Rr. “Ana Komnena”, godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
 
 



Njoftime

Mbylle