Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

Kriteret e pranimit per kandidatë për magjistratë

Kandidati për magjistrat që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:
a)      është shtetas shqiptar;
b)      ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5-vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4-vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;
c)      ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E drejta civile dhe e detyrimeve, E drejta penale, (Pjesa e përgjithshme dhe pjesa e posaçme), Procedura civile, Procedura penale, E drejta administrative dhe e drejta kushtetuese. Për të diplomuarit “Juristë”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;
d)      ka dhënë provimin e shtetit për jurist në Shqipëri, ose ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj;
e)      ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë si jurist, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
f)       nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë;
g)      nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
h)      nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
i)       nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;
j)       nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve sekrete.
 
Në dosjen personale për regjistrim, studenti duhet të paraqesë dokumentet e mëposhtme, ose kopje të noterizuara të tyre:
a)      kërkesën personale, ku të parashtrojë shkaqet e motivimit për të ndjekur Programin e Formimit Fillestar, kërkesën për profilin e zgjedhur si gjyqtar, prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës (Aneksi 1). Në rast se aplikanti ka zgjedhur më shumë se një profil si magjistrat, atëherë dosja me dokumentacionin e aplikimit do të përcillet në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ose në Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
b)      deklaratën ku të garantojë vërtetësinë e dokumentacionit që paraqet, e përmbushur sipas një formulari të parashikuar në Aneksin 1 të kësaj Rregulloreje;
c)      diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
d)      Dëshmi/certifikatë të mbrojtjes së një prej pesë gjuhëve zyrtare të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht dhe spanjisht, mbi bazën e testeve ndërkombëtare, të njohura nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Nëse individi ka fituar një diplomë universitare të një programi studimi për drejtësi, të kryer në një nga vendet e Bashkimit Europian dhe në programin mësimor të studimeve është vlerësuar edhe për njërën prej këtyre pesë gjuhëve të huaja, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri;
e)      jetëshkrimin;
f)       kartën e identitetit;
g)      vetëdeklarimin për gjendjen gjyqësore;
h)      raportin mjeko-ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat apo profesionist në sistemin e drejtësisë;
i)       dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tri vitet e fundit;
j)       Vërtetim nga punëdhënësi i fundit që nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
k)      deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
l)       deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
m)   librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë, vërtetime të lëshuara nga organet e sigurimeve shoqërore që tregojnë kontributet e derdhura për shkak të punësimit në vite ose, kur është rasti detyrimet tatimore të derdhura në vite për shkak të zhvillimit të profesioneve të lira juridike.
 
Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 
Shkarkoni dokumentet më poshtë:

KERKESE

MANDAT PAGESA


 



Njoftime

Mbylle