Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Shpallje 1 (një) vend vakant Përgjegjës në Sektorin e Teknologjise se Informacionit

SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE
PRANIM
NË KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
 
Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit - Lloji i diplomës "Teknologji Informacioni" apo/ose diplomë në Fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit. Niveli minimal i diplomës "Master Shkencor"
Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), si dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave (i ndryshuar), Shkolla e Magjistraturës shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit për pozicionin:
  1. Përgjegjës i Sektorit të Teknologjisë së Informacionit - Kategoria: III-a

Pozicioni më sipër, i ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit.
PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

19/3/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE

24/3/2021
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM

 

   Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

a.      Ndjek dhe zbaton rregullat e sigurisë së përpunimit dhe ruajtjes së informacionit; kujdeset për përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të institucionit, si dhe kujdeset për furnizimin me pajisjet e nevojshme të planifikuara më parë në buxhetin e institucionit, sipas propozimit të sektorëve dhe kërkesave të tyre për mbarëvajtjen e punës.
b.     Përgjigjet për menaxhimin e pajisjeve teknologjike si: identifikimin e nevojave për personelin, trajnimin e fillestarëve, trajnimin e vazhduar etj. Ndjek e kontrollon, lidhjen dhe zbatimin e kontratave dhe shërbimeve të ofruara nga operatorë të ndryshëm për realizimin e plotësimit të nevojave të kërkuara.
c.      Administron dhe menaxhon procesin e vlerësimit elektronik për fazën e parë të provimit të pranimit nëpërmjet pajisjes Scantron, si dhe koordinon punën për realizimin eficent të etapave të tjera të provimit në aspektin e fushës teknologjike.
d.     Harton dhe përpilon raporte të ndryshme dhe rregullore që kanë të bëjnë me teknologjinë e informacionit; kontrollon të dhënat mbi azhornimin në faqen e internetit.
e.      Kryen paraqitjen e parashikimit të investimeve për buxhetin vjetor, rakordimet me sektorin e financës dhe magazinën për pjesën e pajisjeve teknologjike.
f.      Përpilimin e shkresave dhe dokumentacionit për përfitimin e shërbimeve të ndryshme qeveritare si dhe mbajtja e korrespondencës me intitucionet bashkëpunuese qeveritare.
g.     Mbikqyrjen e mirëmbajtjes se platformave online që Shkolla ka në përdorim, në kuadër të kërkesave të formimit fillestar, vazhdues dhe botimeve.
h.     Ndjek vlerësimin periodik dhe atë përfundimtar të punonjësve në varësi. Ndjek zbatimin e disiplinës dhe etikës në punë.
 
1
LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil. 
1.1
KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon: 
a- Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a ose III-a/1); 
b- Të mos kenë masë disiplinore në fuqi; 
c- Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”. 
ç- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion.Preferohet përvoja manaxheriale
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
ç- Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
1.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g –Dëshmi penaliteti (të shkarkuar nga platforma qeveritare e ndёrveprimit: e-albania); 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.

Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për lëvizjen paralele duhet të bëhet brenda datës: 19/3/2021.
1.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 22/3//2021 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e lëvizjes paralele, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista. 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Shkolla e Magjistraturës për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail). 
1.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a-     Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.”.
ii)              Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iii)             Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
b-     Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c-     Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
d-     Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
e-     Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
f-      Ligji nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar.
g-     Ligji nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
h-     Ligji nr.9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
i-      Ligji nr.10 273, datë 29.04.2010, “Për dokumentin Elektronik”.
j-      Ligjit nr.107/2015, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.”.
k-     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
1.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a - Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b - Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c - Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
2
PRANIM
 
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Shkollës së Magjistraturës, në mjediset e brendshme të institucionit, si dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, duke filluar nga data 3/4/2021. 
 
2.1
KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA
 
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të posaçme sipas ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 
 
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë: 
a - Të jetë shtetas shqiptar; 
b - Të ketë zotësi të plotë për të vepruar; 
c - Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur; 
d - Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse; 
e - Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje; 
f - Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. 

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon: 
a- Të zotërojnë diplomë të nivelit "Master Shkencor" në fushat e Informatikës ose Teknologjisë së Informacionit. Edhe diploma e nivelit "Bachelor" duhet të jetë në të njëjtën fushë; 
b- Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesion.Preferohet përvoja manaxheriale
c- Të ketë njohuri të paktën të një gjuhe të huaj: anglisht, frëngjisht etj.
ç- Preferohet të ketë njohuri në së paku një gjuhë programimi.
 
2.2
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
 
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë: 
a - Kërkesë.
b- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
c - Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
d - Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë); 
e - Fotokopje të letërnjoftimit (ID); 
f - Vërtetim të gjendjes shëndetësore; 
g – Dëshimi penaliteti (të shkarkuar nga platforma qeveritare e ndёrveprimit: e-albania); 
h - Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
i - Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
j - Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhen pranë ambienteve të Shkollës së Magjistraturës.
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit duhet të bëhet brenda datës: 24/3/2021 
2.3
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Brenda datës 3/4/2021 , Shkolla e Magjistraturës do të shpallë në faqen zyrtare të internetit, në mjediset e institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për procedurën e pranimit do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Shkolla e Magjistraturës, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail)
2.4
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a) Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
i)                Ligji 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.”.
ii)              Ligji 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.”.
iii)             Ligji 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë.”.
b)     Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, "Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
c)     Ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
d)     Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.
e)     Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”.
f)      Ligji nr.9880, datë 25.2.2008 “Për nënshkrimin elektronik”, i ndryshuar.
g)     Ligji nr.10325, datë 23.9.2010 “Për bazat e të dhënave shtetërore”.
h)     Ligji nr.9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
i)      Ligji nr.10 273, datë 29.04.2010, “Për dokumentin Elektronik”.
j)      Ligjit nr.107/2015, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara.”.
k)     Njohuritë mbi Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës.
 
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën. 
2.5
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 40 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 40 pikë; 
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 20 pikë. 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” 

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Shkolla e Magjistraturës do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Shkolla e Magjistraturës do të shpallë fituesin në faqen zyrtare, mjediset e institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. 
 
 Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit, do të marrin informacion në faqen e Shkollës së Magjistraturës, për fazat e mëtejshme të kësaj procedure: 
- për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak; 
- datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës, në mjediset e brendshme të institucionit, si dhe në portalin e Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive duke filluar nga data: 3/4/2021



Njoftime

Mbylle