Logo
Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

Rregullore per parandalimin e konfliktit te interesave, si dhe deklarimin e pasurive ne ushtrimin e funksioneve publike ne Shkollen e Magjistratures

RREGULLORE 
 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESAVE, SI DHE DEKLARIMIN E PASURIVE  NË USHTRIMIN E FUNKSIONEVE PUBLIKE NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS
 
 
KREU I
RREGULLA TË PËRGJITHSHME
 
 
Neni 1
Baza ligjore
 
Rregullorja “Për parandalimin e konfliktit të interesave, si dhe deklarimin e pasurive në ushtrimin e funksioneve publike në Shkollën e Magjistraturës”, bazohet në ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005, “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”, (i ndryshuar), në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, (i ndryshuar), dhe në aktet ligjore përkatëse të miratuara në bazë të tyre.
 
Neni 2
Qëllimi
 
Qëllimi i kësaj rregulloreje është garantimi i një vendimmarrjeje të paanshme, transparente, në interesin më të mirë të mundshëm të publikut nga zyrtarët publikë të Shkollës së Magjistraturës, si dhe ushtrimi i funksioneve nga punonjësit e Shkollës së Magjistraturës jo në kushtet e konfliktit të interesave.
 
Neni 3
Objekti
 
Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i rregullave, mjeteve, mënyrave, procedurave, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, deklarimin, regjistrimin, trajtimin, zgjidhjen dhe dënimin e rasteve të konfliktit të interesave.
 
Neni 4
Përkufizime
 
1.      “Konflikt i interesit” është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa private, të drejtpërdrejta ose të tërthorta, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike.
Konflikti i interesit përfshin edhe disa përkufizime të tjera, për lloje të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:
a)      “Konflikt faktik i interesit” është gjendja në të cilën interesat private të zyrtarit ndikojnë, kanë ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij zyrtare.
b)      “Konflikt në dukje i interesit” është gjendja në të cilën interesat private të zyrtarit duken, në pamje ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk ka mundësi të ndodhë.
c)      “Konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja në të cilën interesat private të zyrtarit mund të shkaktojnë në të ardhmen shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara.
d)      “Konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë.
e)      “Konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në mënyrë të përsëritur dhe /ose të shpeshtë në të ardhmen.
 
2.      “Zyrtar” është çdo person që kryen detyra dhe ushtron funksione publike në Shkollën e Magjistraturës.
 
3.      “Epror i një zyrtari” është një zyrtar tjetër, një njësi organizative brenda institucionit publik, drejtuesi më i lartë i institucionit publik ose një organ i këtij institucioni, që ka kompetenca emëruese, drejtuese, urdhëruese, vlerësuese ose kontrolluese, të drejtpërdrejta mbi këtë zyrtar ose që i janë dhënë kompetenca të caktuara për zbatimin e këtij ligji.
 
4.      “Person i lidhur me një zyrtar” është çdo person fizik ose juridik, i cili rezulton të ketë pasur ose të ketë lidhje interesi, pasurore ose vetjake jo pasurore me zyrtarin, sipas përcaktimit të pikës 11 të nenit 3 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005.
 
5.      “Parim i proporcionalitetit” (sipas pikës 12 të nenit 3 të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005), është raporti ndërmjet rëndësisë së detyrave, përgjegjësive dhe kompetencave të një zyrtari, me masat për parandalimin e konfliktit të interesave, raport në të cilin sa më të rëndësishme të jenë detyrat, përgjegjësitë dhe/ose kompetencat e tij, aq më të shumta janë kufizimet e interesave vetjake. Lexo më shumë...



Njoftime

Mbylle