Logo
Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës - THEMIS Competition 2021

    HYRJE

    Në përputhje të ligjit nr.119/2014, “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë.
    Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Shkolla e Magjistraturës) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së.
    Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Shkollës së Magjistraturës, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.magjistratura.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike, si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.
    Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj, çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
    Dokumentacioni i bërë publik do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Shkollës së Magjistraturës, është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave etj.
    Shkolla e Magjistraturës do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
     
    PARIME TË PËRGJITHSHME
     
    Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi i Transparencës së Shkollës së Magjistraturës janë:
    1.      “E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.
    2.      Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: Shkolla e Magjistraturës, ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e saj publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    3.      Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e Shkollës dhe përkatësisht: ligji nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
    4.      Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.
    5.      Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).
    6.      Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.
    7.      Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë:
    -          i plotë;
    -          i saktë;
    -          i përditësuar;
    -          i thjeshtë në konsultim;
    -          i kuptueshëm;
    -          lehtësisht i aksesueshëm;
    -          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.
     



    Njoftime

    Mbylle