Florjan Kalaja

Dr. Arjana Fullani

GJYKIMI NË GJYKATËN E LARTË

Tiranë 2019

..... 3-9

Rikonceptimi i funksionit të GjL-së, jo vetëm në nivelin kushtetues, por në të gjithë kuadrin ligjor, i jep fizionominë e vërtetë këtij autoriteti, si gjykatë supreme në vend. Tashmë në Kushtetutë është ridimensionuar më qartë roli i Gjykatës së Lartë, si një gjykatë që kujdeset për zbatimin e njësuar dhe korrekt të ligjit, nga të gjitha gjykatat më të ulëta dhe larg së etiketuari si një gjykatë fakti.

Mënyra se si Gjykata e Lartë duhet t’i zhvillojë konceptet mbi ushtrimin e juridiksionit rishikues dhe që lidhen drejtpërdrejtë me sigurimin e interpretimit dhe zbatimit uniform të ligjit, të unitetit të së drejtës dhe respektimi të kufijve të juridiksioneve të ndryshme apo të zgjidhjes së konflikteve mes dy gjykatave të faktit, do e evidentojnë atë, si një nga organet më të respektuara të drejtësisë së nesërme.

Për njohjen sa më mirë të gjykimit në Gjykatën e Lartë, por edhe të rolit dhe funksionit të ri kushtetues, që i është ngarkuar këtij autoriteti të lartë juridiksional, na vjen në ndihmë Komentari i përgatitur nga Dr. Arjana Fullani, ish gjyqtare e Gjykatës së Lartë dhe Florjan Kalaja, magjistrat dhe aktualisht këshilltar ligjor, pranë kësaj gjykate.

Ky komentar, që prezantohet në një format elektronik, një mënyrë bashkëkohore dhe lehtësisht i aksesueshëm, nuk do të gjente moment tjetër më të përshtatshëm për tu publikuar. Ndihem tepër i kënaqur, jo vetëm për nxjerrjen e këtij punimi me vlerë, nga dy njohës të mirë të rolit dhe funksionit që duhet të ketë Gjykata e Lartë, por edhe sepse përmes kësaj pune shkencore, faqja zyrtare e Shkollës së Magjistraturës merr më tepër vlerë në përcjelljen e opinionit të shëndoshë juridik tek studentët, studiuesit dhe praktikantët e së drejtës.

Jam besimplotë se ky komentar, në fazën në të cilin gjendet reformimi i sistemit të drejtësisë shqiptare, do të ndihmojë për një ridimensionim të rolit dhe funksionit të Gjykatës së Lartë, në kuptimin e vërtetë që duhet të ketë një gjykatë ligji. Njëkohësisht, jurisprudenca që do të zhvillohet në vijimësi nga Gjykata e Lartë, do ndihmojë për pasurimin e vetë komentarit.


Prof. As. Sokol Sadushi
Drejtor i Shkollës së Magjistraturës

..... 10

GJK - Gjykata Kushtetuese
GJL - Gjykata e Lartë
GJEDNJ - Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut
GJED - Gjykata Europiane e Drejtësisë
KANÇ - Kryesia e Këshillit Antifashit Nacional Çlirimtar

..... 11-57

..... 58-174

..... 197-267

..... 338 - 354

Ky komentar u punua dhe u publikua nga autorët me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëria e Hapur per Shqipërinë"


©Copyright Të drejtat e autorit për materialet e krijuara nga autorët janë të rezervuara dhe i përkasin autorëve. Nuk lejohet kopjimi ose dyfishimi i materialit pa pëlqimin e autorëve.