Formimi Fillestar
Formimi i Vazhduar

Aktivitete dhe Takime
- TRAJNIM ONLINE 15 Janar 2021
Shkolla e Magjistraturës është duke zhvilluar online nëpërmjet teknikës Zoom Meeting, aktivitetin trajnues me teme "oli i Avokatit të Shtetit në procesin gjyqësor. Ndarja e kompetencave midis Avokaturës së Shtetit dhe institucioneve publike; Roli i Avokatit të Shtetit në procesin gjyqësor, pozicioni i tij procedural; Praktika për rolin dhe pjesëmarrjen e avokatit të shtetit në gjykim." Gjatë këtij trajnimi do te trajtohen tema të ndryshme si:
- Avokatura e Shtetit, Histori. Vështrim krahasues me legjislacionin spanjoll dhe italian;
- Risitë në ndryshimet e reja të ligjit për Avokaturën e Shtetit. Organizimi i Avokaturës së Shtetit. Kompetencat e saj;
- Roli i Avokaturës së Shtetit në gjykim. Përfaqësimi;
- Praktika gjyqësore për rolin dhe pjesëmarrjen e avokatit të shtetit në gjykim. Roli i Avokaturës së Shtetit në trajtimin e pronave dhe fillimin e gjykimit për pavlefshmëri të veprimeve juridike ose të kontratave administrative dhe në ngritjen e padisë civile në procesin penal, etj.

- TRAJNIM ONLINE 14 Janar 2021
Shkolla e Magjistraturës është duke zhvilluar online nëpërmjet teknikës Zoom Meeting, aktivitetin trajnues me teme "Padia gjyqësore për likuidimin e kuotës për largimin për shkaqe të arsyeshme. Padia e shoqërisë për pagimin e dëmeve për shkak të largimit për shkaqe të paarsyeshme."
- Largimi i Ortakut. Natyra Juridike largimit dhe përjashtimit të ortakut në SHPK. Çështje të teorisë dhe praktikës gjyqësore.;
- Largimi i ortakut për shkaqe të arsyeshme. Procedura e brendshme e shoqërisë. “Teoria” e shkaqeve të arsyeshme dhe zbatimi i tyre ne praktikë;
- Padia e shoqërisë për pagimin e dëmeve për shkak të largimit të ortakut për shkaqe të paarsyeshme;
- Padia e përjashtimit të ortakut. Aspekte te legjitimimit formal dhe substancial te kesaj padie;
- Vendimmarja e gjykatës (vendimmarrjet për sigurimin e padisë dhe vendimmarrja për pranimin ose rëzimin e padisë), etj.

- TRAJNIM ONLINE 12-13 Janar 2021
- Agjensia Shtetërore e Kadastrës. Organizimi struktural i saj, varësia adminsitrative dhe përgjegjësitë administrative të para nën këndvështrimin krahasues me tiparet e një organi publik;
- Rregullimi i ndërgjyqësisë në gjykimin e mosmarëveshjeve administrative, që janë në gjykim dhe fillimi i efekteve te ligjit me Nr.20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, krahasuar me rregullat e vendosura për juridiksionin gjyqësor dhe kompetencën lëndore;
- Kompetencat në nxjerrjen e akteve administrative, pasoja juridike të krijuara në të drejtat reale të pasurisë të paluajtshme dhe kundërshtimi i tyre në juridiksionin administrativ dhe gjyqësor, sipas ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”
- Pronësia e Republikës së Shqipërisë mbi sendet e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to. Ligji 20/2020 “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, etj.
- Problematika e hasur deri ne keto momente, në praktikën gjyqësore.

- TRAJNIM ONLINE 12 Janar 2021
- Rregullat e veçanta të pyetjes së të miturit viktimë dhe/ose dëshmitar i shfrytëzimit seksual ose dhunës seksuale;
- Ekuilibri për garantimin e pjesëmarrjes së të miturit viktimë në proçes;
- Garantimi i mbrojtjes së jetës private dhe mirëqenies së të miturve viktima dhe dëshmitarë, etj.
