Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

    Formimi i Vazhduar

    Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron:
    -          formimin e vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë pranë gjykatave dhe prokurorive të rretheve gjyqësore dhe gjykatave dhe prokurorive të apelit;
    -          formimin e vazhduar të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe të prokurorëve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe të SPAK-ut;
    -          formimin e vazhduar të avokatëve të shtetit në detyrë;
    -          formimin vazhdues të  këshilltarëve dhe ndihmësve ligjorë në detyrë në gjykatat dhe prokuroritë;
    -          formimin vazhdues të kancelarëve në detyrë në gjykatat dhe prokuroritë;
    -          formimin vazhdues për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë procesin e vettingut.
     
    Periudha e formimit vazhdues për magjistratët në detyrë është jo më pak se pesë ditë të plota në vit dhe jo më pak se 30 ditë të plota gjatë pesë viteve; dhe jo më shumë se 40 ditë në vit dhe 200 ditë gjatë pesë viteve.
    Programi i Formimit Vazhdues hartohet nga Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe  Këshillin e Lartë të Prokurorisë, duke marrë paraprakisht mendimin e Kryetarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë, të Prokurorit të Përgjithshëm, të Drejtuesit të SPAK, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Këshillit Pedagogjik të Shkollës.
     
    Pjesëmarrja në këto trajnime është e detyrueshme.
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

    Njoftime

    Mbylle