Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

13 mars 2020 /Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Sokol Sadushi, emërohet Gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë

NJOFTIM
 
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Sokol Sadushi është emëruar Gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Republikës së Shqipërisë, nga Presidenti i Republikës, me dekretin nr. 11452, datë 11.03.2020, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
z. Sokol Sadushi ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës prej muajit nëntor të vitit 2014, detyrë që e ka vazhduar deri më datë 13 mars 2020, në mandatin e tij të dytë të dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës.
Me emërimin e tij në Gjykatën e Lartë, në bazë të Ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 252, z. Sokol Sadushi paraqiti dorëheqjen e tij përpara Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
Deri në emërimin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, Këshilli Drejtues pritet të marrë masa lidhur me drejtimin administrativ të përkohshëm të Shkollës së Magjistraturës.



Njoftime

Mbylle