Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim per nisjen e rregjistrimeve per konkursin e vitit akademik 2017-2018

NJOFTIM
 
Njoftohen të gjithë të interesuarit, që dëshirojnë të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës, se:
Në zbatim të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe Rregullores së Shkollës së Magjistraturës, fillojnë regjistrimet për konkursin e pranimit për vitin akademik 2017-2018, i cili do të zhvillohet gjatë muajit Prill 2017.
 
Numri i vendeve vakant për pranimin në Programin e Formimit Fillestar për vitin akademik 2017-2018, i përcaktuar sipas nenit 285, pika 3 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, do të jetë 25 kandidatë për magjistratë, nga të cilët 15 gjyqtarë dhe 10 prokurorë.
 
Periudha e regjistrimit do të jetë 1 Shkurt – 28 Shkurt 2017 pranë sekretarisë shkencore të Shkollës, nga ora 9.00-14.00.
 
Kandidati që regjistrohet në konkursin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës duhet të plotësojë këto kushte:
  1. ka zotësi të plotë për të vepruar;
  2. është shtetas shqiptar;
  3. ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi, me diplomë “Master i shkencave”, ose të barasvlershëm me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, referuar nenit 124 të ligjit nr. 80/2015 “ Për arsimin e lartë”. Diplomimi i tyre duhet të mbështetet në përfundimin e një programi sipas sistemit të Bolonjës 5 vjeçar, ose të jetë diplomuar si “Jurist” me një diplome universitare të fituar para përshtatjes së studimeve sipas sistemit të Bolonjës në një program 4 vjeçar, e cila është ekuivalente me një Diplomë të Integruar të Nivelit të Dytë, (DIND)”;
  4. ka notë mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë), si dhe notë mesatare mbi 8 (tetë) për grupin e lëndëve kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E Drejta Administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit “Jurist”, në programe në gjuhë të huaj, parashikohet një koeficient vështirësie i barabartë me 1.2, i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike.
  5. ka kryer, me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës, studimet universitare për drejtësi në një vend anëtar të Bashkimit Europian dhe ka marrë një diplomë të barasvlershme me të, sipas përcaktimeve të legjislacionit të arsimit të lartë”, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj:
  6. ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë, pas diplomimit në ciklin e plotë të studimeve universitare, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;
  7. nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë;
  8. nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  9. nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  10. nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;
  11. nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
  12. nuk ka konkurruar në Shkollën e Magjistraturës deri në tre herë, duke filluar nga viti akademik 2011-2012. 
Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë dokumentat e mëposhtme, ose kopje të tyre të noterizuara:
  1. kërkesë personale ku të parashtrojë shkaqet e motivimit për të ndjekur Programin e Trajnimit Fillestar, kërkesën për profilin e zgjedhur si gjyqtar, prokuror. Kërkesa plotësohet në formularin unik që shpërndahet nga Shkolla e Magjistraturës.
  2. diplomat universitare dhe pasuniversitare për studimet që ka ndjekur;
  3. dëshmi/çertifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze mbi bazën e testeve ndërkombëtare të njohura nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Njohuritë e gjuhës angleze duhet të jenë të paktën në nivel bazik, për IELTS 5.0 pikë, TOEFL 35-40 pikë, e kështu me radhë për analogji me to,etj.;
  4. jetëshkrimin;
  5. kartë identiteti;
  6. vetdeklarimi për gjendjen gjyqësore;
  7. raport mjeko – ligjor për aftësimin e tij të përgjithshëm dhe të specializuar në kuadër të kryerjes së detyrës si magjistrat  sistemin e drejtësisë;
  8. dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku kanë punuar tre vitet e fundit;
  9. rekomandim nga punëdhënësi i fundit, që vërteton se nuk është larguar nga detyra për shkaqe disiplinore, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  10. deklaratë që vërteton se nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;
  11. deklaratë që nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990; si dhe nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete;
  12. librezën e punës që të vërtetojë periudhën e vjetërsisë në punë.
  13. një fotografi
  14. mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë në Bankën Raiffeisen Bank, në llogari të Shkollës së Magjistraturës. 
Ju bëjmë me dije se pagesa e regjistrimit është e pakthyeshme, në rast se nuk regjistroheni për arsye të mosplotësimit të kushteve të mësipërme. 
Brenda datës 15 mars, Shkolla e Magjistraturës, nëpërmjet një komisioni të ngritur për verifikimin e dokumentacionit të mësipërm, kryen një vlerësim paraprak, nëse kandidati përmbush kriteret e kandidimit. Shkolla ka të drejtën e verifikimit kryesisht të vërtetësisë së dokumentacionit që paraqitet nga kandidatët dhe ka të drejtë të kërkojë informacion shtesë.
Konkursi i pranimit do të organizohet me shkrim në dy faza.
 
Faza e parë do të jetë faza seleksionuese dhe do të zhvillohet në datë 21.04.2017. Vendi dhe ora e saktë e provimit do të njoftohet publikisht në faqen tonë zyrtare. www.magjistratura.edu.al .
 
Kandidatët që kualifikohen në fazën e parë, të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve, kalojnë në fazën e dytë të provimit të pranimit, në Testin Profesional.
 
Faza e dytë do të jetë Testi Profesional dhe konkurrentët e kualifikuar për të kaluar në këtë fazë do të njoftohen për datën dhe vendin e zhvillimit të Testit Profesional.
 
Kandidatët fitues të Testit Profesional, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.
Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës për gjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.
 
Kandidatët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
 
Tërheqja e programit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) bëhet pranë sekretarisë shkencore të Shkollës. Programi i provimit i përgjigjet të dyja fazave të provimit: Testi i Inteligjencës, Gjuhë Shqipe, Psikologji dhe Komunikim, Legjislacioni i BE-së, Marrëdhënie Ndërkombëtare, E Drejtë e krahasuar (Parimet e përgjithshme), Histori, Etikë Profesionale, E Drejtë Kushtetuese, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, Procedurë Civile, E Drejtë Penale, Procedurë Penale, E Drejtë Administrative, E Drejtë Familjare, E Drejtë Tregtare, E Drejtë e Punës.
 
Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al
ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës me numër Tel: (04) 2468824; 2468825, 2468827/221 dhe në adresën e email info@magjistratura.edu.al
 
 
Ju urojmë suksese!

Njoftime

Mbylle