Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

THIRRJE PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR ANËTARË TË KLGJ

THIRRJE
PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT PËR
ANËTARË TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR
 
Bazuar në nenin 37 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga pedagogët e Shkollës së Magjistraturës, për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
 
1)      Njoftohen pedagogët me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme të Shkollës së Magjistraturës, që janë të interesuar të kandidojnë për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 31 janar 2017, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim drejtuar Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës. Një kopje e kërkesës, së bashku me dokumentacionin shoqërues, i dërgohet dhe Kryetarit të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.
 
2)      Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a)      të jenë shtetas shqiptarë;
b)      të kenë jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale si jurist;
c)      në kohën e kandidimit, të kenë përvojë për jo më pak se 5 vjet si pedagogë me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme në Shkollën e Magjistraturës, si dhe të mos jenë magjistratë në detyrë, avokatë ose të punësuar me kohë të plotë në organizatat e shoqërisë civile; 
ç)   të jenë pedagog të kategorisë “profesor” ose “lektor”;
d)     në kohën e kandidimit të mos jenë rektor ose Drejtor i Shkollës së Magjistraturës;
dh) të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
e)      të mos kenë qenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
ë)   të mos kenë mbajtur gjatë 10 viteve të fundit funksione politike në administratën  
      publike ose pozicione drejtuese në partitë politike përpara kandidimit;
f)       të mos kenë qenë anëtarë, bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991 në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
g)      të mos jenë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimeve inteligjente;
gj) në kohën e kandidimit, të mos kenë asnjë anëtar të familjes, sipas kuptimit të ligjit  
      “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve   
      dhe të disa nëpunësve publikë”, si dhe të afërm të shkallës së parë që është anëtar në
      detyrë i Këshillit ose kandidat për anëtar.
 
3)      Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a)      jetëshkrimin e përditësuar;
b)      një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c)      formularin e vetëdeklarimit, sipas kërkesave të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”;
ç)  një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore që nuk kanë qenë anëtarë,
     bashkëpunëtorë ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në  
     kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit
     të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
d)     një deklaratë përkundrejt përgjegjësisë ligjore se nuk janë bashkëpunëtorë, informatorë ose agjentë të shërbimit sekret.
dh) çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në
      nenin 36 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
 
4)      Shkolla e Magjistraturës përzgjedh jo më shumë se një kandidat nga radhët e pedagogëve me kohë të plotë, jomagjistrat në detyrë, si dhe pedagogëve me kohë të pjesshme, me kushtin që të mos jenë magjistratë në detyrë, avokatë ose të punësuar me kohë të plotë në organizatat e shoqërisë civile.
5)      Secili prej pedadogëve të Shkollës së Magjistraturës, që plotëson kushtet e përmendura në ligj, dhe që siguron mbështetjen e së paku 3 pedagogëve me të drejtë vote, ka të drejtë të kandidojë.
6)      Drejtori i Shkollës së Magjistraturës miraton formularin tip për dhënien e mbështetjes kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Formulari tip nënshkruhet nga pedagogu i Shkollës së Magjistraturës me të drejtë vote që vendos të mbështesë kandidatin. Pedagogu i Shkollës së Magjistraturës me të drejtë vote mund të mbështesë vetëm një kandidat.
7)      Të gjithë pedagogët me kohë të plotë dhe ata me kohë të pjesshme që nuk janë magjistratë në detyrë të Shkollës së Magjistraturës kanë të drejtë të mbështesin kandidatë dhe të votojnë për përzgjedhjen e kandidatëve nga institucionet përkatëse.
 
Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe i dërgohet secilit prej pedagogëve të Shkollës së Magjistraturës në adresën elektronike.
 
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, brenda datës 31 janar 2017, duhet të dërgohen në adresën elektronike info@magjistratura.edu.al si dhe në adresën postare të Shkollës së Magjistraturës, pranë Fakultetit Gjeologji Miniera, Tiranë.
 
Shkarkoni Formularin Tip për KLGJ bashkangjitur: Formulari Tip KLGJ



Njoftime

Mbylle