Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Gjyqi imitues 2014

Me rastin e DITES SE DREJTESISE, kandidatët e vitit të dytë të Shkollës së Magjistraturës demostruan zhvillimin e një gjyqi model me temën:
Vrasja në Dëm të Disa Personave. Tronditja psikike. Urdhri i prokurorit më të lartë dhe leximet e lejueshme”:
 
Aktiviteti u zhvillua në sallën e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë në 9 Maj 2014 në orën 17h00, me pjesëmarrjen e shumë personaliteteve të fushës së drejtësisë dhe pushtetit gjyqësor, si Kryetari i Gjykatës së Lartë Prof.Dr.Xhezair Zaganjori, Ministri i Drejtësisë Z.Nasip Naço, Nën/kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Z. Elvis Çefa, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës Z.Neshat Fana, si dhe pedagogë të brendshëm dhe pedagogë të jashtëm të Shkollës së Magjistraturës.
Gjyqi trajtoi tematikën e mëposhtme:
Prokuroria akuzoi të pandehurin se:  kishte kryer veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” sipas nenit 79/ë të Kodit Penal, në të cilin parashikohet se: “ Vrasja me dashje e kryer:… ë)në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave dënohet me burgim jo më pak se njëzet vjet ose me burgim të përjetshëm.
Mbrojtja pretendonte se i pandehuri kishte kryer veprat penale: “Vrasje në kushte të tronditjes së fortë psikike” parashikuar nga neni 82 i Kodit penal, “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 91 i Kodit Penal dhe “Plagosje e lehtë nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 92 i Kodit Penal.
Diskutimet gjatë procesit gjyqësor ishin:
1.      Diskutimi nëse ka “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” apo “Vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, (lidhur me elementët e tronditjes së fortë psikike).
2.      Diskutimi lidhur me vlefshmërinë e akteve për shkak të qënies/mosqenies kompetent të Prokurorit.
3.      Diskutimi për papajtueshmërinë e gjyqtarit që ka pranuar kërkesën e prokurorit për sigurimin e provës dhe atij që ka bërë sigurimin e provës.
4.      Diskutimi lidhur me leximet e lejueshme(kushtet që duhet të plotësohen për njoftimin e dëshmitarit).
 
 
Drejtori, pedagoget dhe studentet ne mbyllje te aktivitetit.
 
 
 
 
Ne aktivitet moren pjese Prof.Dr. Xhezair Zaganjori Kryetari i Gjykates se Larte, Z. Elvis Cefa N/Kryetar i KLD, Z. Nasip Naco Minister i Drejtesise.
 
 
 
Moment nga deklarimet e mbrojtjes.
 
 
Studentet ne role gjate aktivitetit.
 
 
 
Pedagoge dhe studente ne mbyllje te aktivitetit.
 
 
Grupi i studenteve te vitit te dyte.



Njoftime

Mbylle