Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

5 dhejtor 2019 / Njoftim për datën e zhvillimit të intervistës me gojë për procedurën “Lëvizje paralele” për pozicionin vakant “Specialist arkiv- protokolli/Sekretar drejtori”

       Shkolla e Magjistraturës  
 
Lënda: Njoftim për datën e zhvillimit të intervistës me gojë për procedurën “Lëvizje paralele” për pozicionin vakant “Specialist arkiv- protokolli/Sekretar drejtori”
 
Bazuar në ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015,  “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, si edhe në vijim të shkresës sonë me nr.886/2 prot., datë 26.11.2019, ku ju njoftonim shtyrjen e datës së intervistës me gojë për procedurën “Lëvizje paralele” për pozicionin vakant “Specialist arkiv- protokolli/Sekretar drejtori”, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të ndodhur më datë 26.11.2019, Shkolla e Magjistraturës bashkëlidhur ju vë në dispozicion shpalljen për datën e zhvillimit të intervistës me gojë të kandidates së kualifikuar pas vlerësimit paraprak për lëvizje paralele në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për 1 (një) vend vakant “Specialist arkiv protokolli/Sekretar drejtori”, si më poshtë vijon:
 
Njoftojmë se, intervista me gojë do të zhvillohet në mjediset e Shkollës së Magjistraturës më dt.6.12.2019, ora 11.00.



Njoftime

Mbylle