Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Vizita Studimore në Kolegjin Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar
Në kuadër të bashkëpunimit me Fondacionin Slynn dhe Ambasadën Britanike po zhvillon një vizitë studimore në Kolegjin Gjyqësor të Mbretërisë së Bashkuar një delegacion nga Shkolla e Magjistraturës, i përbërë nga Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi, Pedagogu i Brendshëm, Z. Vangjel Kosta, Pedagogu i Jashtëm, Z. Sokol Berberi, dhe Z. Ador Koleka, Përgjegjës për Sektorin e Formimit Profesional.
Qëllimi i vizitës është që shkolla të marrë njohuri dhe informacion në lidhje me Kolegjin Gjyqësor si dhe sesi përzgjidhen dhe trajnohen gjyqtarët në Mbretërinë e Bashkuar. Njëkohësisht po synohet, nëpërmjet diskutimeve, të tërhiqet ekspertiza britanike në fusha të ndryshme të së drejtës, si menaxhimi i gjykatave dhe çështjeve, dhe arsyetimi i vendimeve gjyqësore dhe shkrimi ligjor, me qëllim realizimin e trajnimeve të kandidatëve dhe trajnimeve të vazhduara.
Gjatë qëndrimit delegacioni do të takojë përfaqësuesit e Fondacionit Slynn, përfaqësues të Kolegjit Gjyqësor si dhe përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Juristëve – ISLP. Njëkohësisht, krahas vizitave në gjykata të niveleve të ndryshme, delegacioni do të jetë pjesë e një trajnimi konkret të gjyqtarëve për një tematikë të caktuar në mbyllje të vizitës, për të parë sesi zbatohen në praktikë aftësitë praktike të gjykimit.
