Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

22 maj 2020 / Njoftim për zhvillimin e Provimit të Pranimit për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjor për vitin akademik 2020-2021

SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
 
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PROVIMIT TË PRANIMIT PËR KANDIDATË PËR MAGJISTRATË DHE KANDIDATË PËR KËSHILLTARË DHE NDIHMËS LIGJOR PËR VITIN AKADEMIK
2020 – 2021
 
Njoftohen të gjithë të interesuarit, që kanë aplikuar për të konkurruar në provimin e pranimit për kandidatë për magjistratë dhe kandidatë për këshilltar dhe ndihmës ligjor, se:
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 22 Maj 2020 vendosi:
Zhvillimin e provimit për vitin akademik 2020 – 2021 në datat:
-        26 qershor 2020 faza e parë e vlerësimit elektronik, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve
-        29 qershor 2020 faza e dytë e testit profesional, ora 8.00 në ambientet e Pallatit të Koncerteve.
Konkurrentët fitues për kandidatë për magjistratë të Testit Profesional, që kanë arritur 60% të pikëve totale, të renditur në 75 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.
 
Konkurrentët fitues për kandidatë për këshilltarë dhe ndihmës ligjor të Testit Profesional, që kanë arritur 50% të pikëve totale, të renditur në 25 vendet e para, duhet të kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik.
 
Ky testim do të realizohet në ambjentet e Shkollës së Magjistraturës përgjatë disa ditëve, të cilat do t’u bëhen me dije kandidatëve fitues pas shpalljes së rezultateve të fazës së dytë.
 
Konkurrentët, në të gjitha fazat e organizimit të provimit të pranimit, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit.
Shkolla e Magjistraturës ka marrë të gjitha masat bazuar në udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë mbi parandalimin e COVID – 19.
Për më tepër informacion vizitoni faqen tonë të internetit: www.magjistratura.edu.al
ose kontaktoni me Shkollën e Magjistraturës në adresën e email info@magjistratura.edu.al
Ju urojmë suksese!
 
TABELA 1
 
NR
GJUHA ANGLEZE
1.    
Cambridge
2.    
IELTS
3.    
TOEFL Internet – Based Test (IBT)
4.    
TOEFL Paper – Based Test (ITP)
5.    
TOEIC
6.    
APTIS



Njoftime

Mbylle