Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Takim Rajonal Koordinues 10 Nentor 2016 - Projektet Kombëtare, Dypalëshe dhe Rajonale për Trajnimin Gjyqësor
10 Nëntor 2016
Në vijim të aktiviteteve të organizuara nga Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, po zhvillohet në Beograd takimi rajonal i kordinimit të projekteve kombëtare, dypalëshe dhe rajonale në fushën e trajnimit gjyqësor. Takimi zhvillohet në përputhje me strategjinë e KRB për krijimin e një platforme apo rrjeti të institucioneve të trajnimit gjyqësor në rajon. Ky rrjet do të mundësojë mbështetjen ndërmjet institucioneve që lidhet me trajnimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve dhe do të gjenerojë një kuptim më të mirë të sistemeve të trajnimit gjyqësor në rajon, sfidat dhe sukseset e tyre. Njëkohësisht do të përmirësojë komunikimin dhe bashkëpunimin reciprok me institucionet Evropiane të trajnimit gjyqësor.
Ndër objektivat e trajnimit janë: paraqitja e projekteve të rëndësishme në fazën e zbatimit, identifikimi dhe eliminimi i pengesave për arritjen e rezultateve të parashikuara dhe forcimi i kapaciteteve dhe mbështetja institucionale për institucionet e trajnimit gjyqësor.
