Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

1 prill 2020 / Njoftim per shpalljen e vendit vakant per Drejtor te Shkolles se Magjistratures

NJOFTIM PËR SHPALLJEN E VENDIT VAKANT PËR DREJTOR TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS
 
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall vendin vakant për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës. Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet;
c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;
ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
d) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.
 
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a)   jetëshkrimin e përditësuar;
b)  një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c)  çdo dokument tjetër që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 249 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
 
Për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të vendosur me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 24.3.2020, si dhe Vendimit nr 11, datë 30.03.2020 të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, afati për shprehjen e interesit, përmes kërkesës me shkrim pranë Shkollës së
Magjistraurës, nga të gjithë të interesuarit që plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 249 të ligjit 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, përfundon 30 ditë pas përfundimit të gjendjes së fatkeqësisë natyre, në kuptim të nenit 174 të Kushtetutës. Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese duhet të dërgohen në adresën elektronike info@magjistratura.edu.al, si dhe në adresën, rruga “Ana Komnna”, Poli i Drejtësisë, Tiranë.
 
                                                                                                                                                                        Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës



Njoftime

Mbylle