Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim mbi Vendimin e Këshillit Drejtues / 1 shtator 2016

                                                      NJOFTIM
 
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës u mblodh sot në datën 1 Shtator 2016 për të diskutuar mbi rregullimin e ri që ka parashikuar Ligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 30 Gusht, nëpërmjet të cilit ngarkohet Shkolla e Magjistraturës të organizojë një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë (të ndarë në gjyqtarë dhe prokurorë), përkatësisht për secilin vit akademik 2016 – 2017 dhe 2017–2018.
- Me qëllim marrjen e të gjitha masave të nevojshme që Shkolla e Magjistraturës të jetë e parapërgatitur mbi efektet që do të krijojë zbatimi i këtij ligji, pas hyrjes së tij në fuqi, 
- për të shmangur një situatë që, në rast të fillimit të konkursit, të planifikuar për në datën 5 Shtator, do ta bënte të pazbatueshëm rregullimin ligjor që detyron Shkollën e Magjistraturës të shtojë numrin e kandidatëve konkurrues, për vitin akademik 2016-2017, të parashikuar në ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, 
- për të shmangur problematikat që mund të krijohen për shkak të organizimit në kohë të ndryshme të konkurseve që do të detyronin Shkollën e Magjistraturës të fillonte vitin akademik 2016-2017, me dy kurse kandidatësh për magjistratë, jo në të njëjtën kohë, 
- për t’i dhënë të gjithë kohën e nevojshme një numri më të madh të të interesuarve, që mbi procedurën që parashikohet në ligjin aktual dhe në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të përgatiten për të konkurruar në një proces sa më transparent, gjithëpërfshirës dhe brenda një periudhe të arsyeshme kohore,
- për të pasur një mbarëvajtje korrekte të konkursit, si dhe për të krijuar të gjitha hapësirat e nevojshme ligjore, që, nga njëra anë, procesi i konkurrimit të mos pengohet, por të zhvillohet normalisht sipas procedurave që parashikon ligji nr. 8136, datë 31.07.1996, “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe, nga ana tjetër, shpallja e kandidatëve fitues, në prag të fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017, të realizohet pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, vendosi :
Të mos zhvillojë në datë 5 Shtator 2016 konkursin për vitin akademik 2016-2017, por në një datë tjetër, brenda muajit Tetor 2016, që do të caktohet me vendim të këtij Këshilli, si dhe të zgjatet afati për paraqitjen e dokumentacionit për regjistrim për provimin e pranimit 2016-2017, nga kandidatët konkurrues deri në datën 23 shtator 2016.



Njoftime

Mbylle