Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Njoftim për konkursin në Shkollën e Magjistraturës, viti akademik 2016-2017 / 30 gusht 2016

                                                NJOFTIM
 
Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës, nga data 1 Gusht 2016 ka filluar procedura e rregjistrimit të kandidatëve për konkursin që i përket vitit akademik 2016-2017.
Në datën 30 Gusht, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Sipas nenit 68, pika 2 të këtij ligji është ngarkuar Shkolla e Magjistraturës të organizojë një konkurs jashtë radhe për pranimin e 25 kandidatëve për magjistratë (të ndarë në gjyqtarë dhe prokurorë), për vitin akademik 2016-2017.
Për shkak të këtij rregullimi të ri që parashikon ligji i sapomiratuar, por edhe për të qenë e parapërgatitur Shkolla e Magjistraturës për efektet që do të krijojë zbatimi i këtij ligji, pas hyrjes së tij në fuqi dhe me qëllim mbarëvajtjen korrekte të të gjithë procesit të konkursit, është kërkuar thirrja e mbledhjes së Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, që do të zhvillohet në datë 1 Shtator, ora 11.
Për vendimet që do të merren nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës lidhur me procedurën e konkursit do të njoftohen menjëherë të gjithë të interesuarit, krahas njoftimit në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.



Njoftime

Mbylle