Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Shkolla e Magjistraturës Pranohet me Statusin e Vëzhguesit në Rrjetin Europian të Trajnimit Gjyqësor / 9 qershor 2016

Amsterdam 9-10 Qershor 2016
 
Rrjeti Gjyqësor i Trajnimit Gjyqësor të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve dhe Trajnimeve të Gjyqësorit të Mbretërisë së Hollandës organizoi në Amsterdam gjatë datave 9-10 Qershor mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të tij.
Duke parë rëndësinë e procesit të integrimit në strukturat dhe organizmat e Bashkimit Evropian, Shkolla kishte aplikuar për marrjen e statusit të vendit Vëzhgues në këtë rrjet Evropian. Me ftesë të EJTN, Shkolla u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtori i Shkollës, Z.Sokol Sadushi, dhe Përgjegjësi i Formimit Profesional Z.Ador Koleka.
Përveç shqyrtimit të cështjeve të ndryshme të aktivitetit të rrjetit, në fokus të takimit ishte dhe miratimi i aplikimit të Shkollës së Magjistraturës për pjesëmarrjen tashmë në rrjet me cilësinë e Vendit Vëzhgues, aplikim i cili, pas prezantimit të profilit të Shkollës, u miratua unanimisht nga vendet anëtare të rrjetit, duke e bërë shkollën, anëtarin më të ri me statusin e Vendit Vëzhgues.
Njëkohësisht gjatë takimit dyditor u trajtuan tematika të ndryshme me interes si:
-          Aktivitetet profesionale të zhvilluara gjatë një viti
-          Partneritetet e rrjetit dhe bashkëpunimi me to
-          Plani strategjik i rrjetit, si dhe
-          Parimet e trajnimit gjyqësor
Gjatë takimit u zhvillua puna në grupe sipas tematikave të paracaktuara për metodat e trajnimit gjyqësor, programet e shkëmbimit, linguistika, e drejta penale dhe ajo administrative. Në mbyllje u zhvilluan dhe zgjedhjet për drejtimin dhe sekretariatin e rrjetit.



Njoftime

Mbylle