Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Takimet e Ndërgjegjësimit me Juristët Shqiptarë në Itali 4-6 dhjetor 2019

  • Takimet e Ndërgjegjësimit me Juristët Shqiptarë në Itali
Shkolla e Magjistraturës Shqiptare dhe Projekti AICS/CSM “Mbështetje e Shkollës sëMagjistraturës Shqiptare në kuadër të procesit tëreformës kushtetuese”, në bashkëpunim memisionet EURALIUS V dhe PAMECA V zhvilluan gjatë datave 4, 5 dhe 6 dhjetor 2019, në institucionet e sistemit të drejtësisë dhe institucione arsimore të nivelit të lartë të Italisë, takime me qëllim prezantimin e reformës nësistemin e drejtësisë dhe mundësinë që ofrohet nga Shkolla për ndjekjen e formimit fillestar profesional nga studentë të juridikut si dhe avokatë e juristë që studiojnë dhe punojnë në Itali. Delegacioni nga Shkolla e Magjistraturës dhe misioni Euralius V përbëhej nga Z. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës, Z. Sokol Berberi, pedagog përgjegjës i Programit të Formimit Profesional të Vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë, dhe Z. Dashamir Kore, pedagog i brendshëm i Shkollës. Pjesëmarrës në grupin e punës së vizitës ishin edhe përfaqësuesit e Misionit Euralius, ekspertët ndërkombëtarë Z. Gianluigi Pratola dhe Z. Idlir Peçi, si edhe Znj. Aulona Hazbiu. Njëkohësisht pjesë e delegacionit ishte dhe Znj. Aulona Mersini, Këshilltare e Ministres së Drejtësisë të Shqipërisë.
Vizita filloi me takimin që u zhvillua në datën 4 dhjetor 2019, ora 17.00, pranë Fakultetit të Jurisprudencës së Universitetit ‘Sapienza’ të Romës, me studentë shqiptarë të fakultetit të juridikut por edhe juristë të diplomuar e avokatë që jetojnë dhe punojnë në Itali. Takimi u hap nga Z. Gianluigi Pratola, Zv/Prokuror IPërgjithshëm pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Gjykatës së Kasacionit Italian dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Projektit CSM-AICS, që përshëndeti takimin dhe pjesëmarrësit përkatës.
 
 
Më pas, Drejtori i Shkollës së Magjistraturës shqiptare vijoi me një prezantim të reformës nëdrejtësi dhe të pozicionit të Shkollës sëMagjistraturës, duke ofruar një panoramë të ndryshimeve ligjore dhe detyrimeve të reja qëShkolla ka tashmë për të realizuar si pjesë përbërëse të veprimtarisë së saj. Në vijim, u bënë ndërhyrje të ndryshme nga pjesëtarët e tjerë të delegacionit, si Z. Dashamir Kore, Z.Sokol Berberi,  Z. Idlir Peçi dhe Znj. Aulona Hazbiu, të cilët ofruan informacion dhe të dhëna në lidhje me sistemin e rekrutimit, formimin fillestar profesional dhe procesin e kryerjes së studimeve të larta pranë Shkollës së Magjistraturës.
 
 
Takimi u vijua me një bashkëbisedim të hapur me pyetje dhe përgjigje me pjesëmarrësit e ftuar.
 
 
Më pas delegacioni realizoi një takim pune me Z. David Ermini, Zv/Kryetar i Këshillit të Lartë të Magjistraturës së Italisë, ku u bisedua për mbështetjen që do t’i ofrohet Shkollës shqiptare nga Projekti CSM-AICS dhe fillimin e bashkëpunimit të parë të ardhshëm që ka iniciuar ndërmjet dy institucioneve respektive.
 
 
Në vijim delegacioni nga shqipëria realizoi një vizitë në Shkollën e Magjistraturës së Italisë, ne Firence, ku u mikprit nga Z. Luca Perilli, përfaqësues i lartë i Shkollës Italiane të Magjistraturës. Nga ky takim u bisedua dhe u dakordësua ne parim lidhja e një marreveshjeje bashkepunimi ndermjet dy shkollave e cila do të konkretizohet në fillim të muajit janar të vitit 2020 në Tiranë edhe me nënshkrimin e saj.
 
 
 
 
Vizita vijoi në Universitetin e Bolonjës, ku delegacioni nga shqipëria zhvilloi takimin e radhës me studentë dhe juristë shqiptarë që jetojnë në itali.
 
 
Takimi u hap nga Prof. Daniela Piana, Profesoreshë e Shkencave Politike dhe anëtare e Komitetit Drejtues të Zyrës së Studimeve të Këshillit të Shtetit dhe nga Z. Gianluigi Pratola, Zv/Prokuror i Përgjithshëm pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Gjykatës së Kasacionit Italian dhe anëtar i Komitetit Drejtues të Projektit CSM-AICS, të cilët përshëndetën pjesëmarrësit dhe mirëpritën delegacionin nga shqipëria.
 
 
 
 
 
 
Si dhe në takimin në Universitetin La Sapieza, Z. Sokol Sadushi, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës informoi pjesëmarrësit e pranishëm në lidhje me reformën në drejtësi, ndryshimet ligjore, Shkollën e Magjistraturës dhe rolin dhe detyrimet e reja të saj. Njëkohësisht u bënë ndërhyrjet përkatëse nga pjesëtarët e tjerë të delegacionit, si Z. Idlir Peçi dhe Z. Sokol Berberi në lidhje me informimin për realizimin e studimeve profesionale pranë Shkollës shqiptare të Magjistraturës. Takimi u konkludua me diskutimin e hapur me pjesëmarrësit në lidhje me tematikën e trajtuar.
 



Njoftime

Mbylle