Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Projekte

Projekte te Shkollës së Magjistraturës me partnerë ndërkombëtarë:
 
1. SSR – Projekt i Qendrës Hollandeze për Trajnim Gjyqësor mbi rishikimin e kurrikulave të vitit të parë dhe të dytë për kandidatët për magjistratë në Formimin Fillestar.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
2. USAID – Justice for All, Projekt mbi krijimin e kurrikules së formimit fillestar per kancelaret e gjykatave dhe trajnimi i kancelarëve në detyrë.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
3. CSM – Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë pas Reformës në Drejtësi në rritjen dhe përmirësimin e performancës së saj.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
4. SIDA – Ky projekt zhvillohet në bashkëpunim me Agjensinë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar, e ka në fokus të tij drejtësinë penale për të mitur dhe të drejtat e të miturve në tërësi.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
5. IPROCEEDS 2 – Ky është një projekt i Këshillit të Europës dhe ka në fokus forcimin e mëtejshëm të aftësive të autoriteteve për të kërkuar, evidentuar dhe konfiskuar të ardhurat nga krimi në internet, parandalimin e pastrimit të parave në internet dhe sigurimin e provave elektronike.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
6. JUFREX 2 – Ky është një projekt i Këshillit të Europës që ka në fokus promovimin e lirisë së shprehjes dhe të medias, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Jemi në prag të fillimit të fazës së dytë të projektit, fondët e të cilit do të menaxhohen nga vetë Shkolla e Magjistraturës, sapo të bëhen të disponueshme nga projekti.
7. Action Against Economic Crime – Ky është projekt i Këshillit të Europës që ka në fokus forcimin e kapaciteteve të Shqipërisë për të luftuar krimin ekonomik.
Ky projekt administrohet financiarisht nga vetë partneri.
8. Komentari Elektronik, e-commentary – Ky është një projekt i IRZ dhe EURALIUS, që konsiston në mbështetjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të platformës online, që përmban ligjet kryesore të Reformës në Drejtësi, të komentuara nga juristë të fushës.  
Ky projekt po administrohet financiarisht nga partnerët.
9. CEJ 3 – Ky është projekt i Këshillit të Europës mbi efiçensën në drejtësi dhe administrohet financiarisht nga vete partneri.
10. Instrumenti IPA – Nëpërmjet këtij instrumenti merret mbështetje për programin mësimor dhe godinen e re te Shkollës së Magjistraturës.
Fondet nuk administrohen nga Shkolla e Magjistraturës.



Njoftime

Mbylle