Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

17 maj 2019 / Njoftim në përfundim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur “Për pranim në shërbimin civil”, me kandidatë

                   SHKOLLA E MAGJISTRATURËS 
 
Lënda: Njoftim në përfundim të verifikimit të dokumentacionit të paraqitur “Për pranim në shërbimin civil”, me kandidatë.
 
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin  civil” (i ndryshuar) dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar), për konkursin 1 (një) vend vakant Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, si më poshtë: 
 
Për konkursin e shpallur për pozicionin “Specialist i Projekteve në Sektorin e Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, pranë Shkollës së Magjistraturës, nga kandidaturat e paraqitura, brenda afateve të përcaktuara në njoftimin e datës 15.4.2019, është:  znj. Arlinda Muja dhe Suela Fetau. Pasi u krye verifikimi paraprak mbi përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, u konstatua se kandidatet plotësojnë kushtet për t’u pranuar në shërbimin civil dhe në zbatim të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), kreu IV “Pranimi në shërbimin civil”, neni 22 dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” (i ndryshuar), kjo procedurë mbyllet me 2 (dy) kandidatura të vlefshme që janë:
  1. Arlinda Muja
  2. Suela Fetau
Njoftojmë se, data, vendi dhe ora ku do të zhvillohet konkurrimi do të shpallet pas datës 20.5.2019. Për të marrë këtë informacion, kandidatet duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Shkollës së Magjistraturës ose mjediset e brendshme të Shkollës së Magjistraturës ose portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
 
Kandidaturat e mësipërme konsiderohen të vlefshme për këtë procedurë.



Njoftime

Mbylle