Logo
Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

16 korrik 2020 / Njoftim per miratimin e listes se kandidateve fitues per vitin akademik 2020-2021

 NJOFTIM
 
Sot më datë 16 korrik 2020 u mblodh Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës me rend dite:
-   Miratimin e listës së renditjes së kandidatëve me rezultatet përfundimtare të shpallura nga Komisioni i Vlerësimit të Testit profesional dhe nga Komisioni i Vlerësimit të Shëndetit Mendor dhe Psikologjik të provimit të pranimit për vitin akademik 2020 – 2021.
Provimi i pranimit për vitin akademik u zhvillua në datat 26 dhe 29 qershor 2020 në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, i monitoruar në të dyja ditët nga partnerët ndërkombëtarë të Shkollës së Magjistraturës si Misioni EURALIUS V, OPDAT, Këshilli i Europës, Projekti “Just for All”, si edhe OSBE.
Këshilli Drejtues, pasi u njoh me Raportin mbi zhvillimin e provimit të pranimit për vitin akademik 2020 – 2021 , të prezantuar nga Drejtori në detyrë i Shkollës, Z. Arben Rakipi, vlerësoi të gjithë procesin e zhvillimit të provimit, rregullat objektive të vendosura nga Shkolla, transparencën, anonimatin e konkurentëve, duke garantuar kushtet e barabarta të konkurimit.
Shkolla e Magjistraturës publikon sot, më datë 16 korrik 2020 listën përfundimtare, duke treguar numrin maksimal të kandidatëve të pranuar në Formimin Fillestar, në përputhje me vendimin e Këshillave, mbi përcaktimin e vendeve vakante.
Lista e konkurrentëve i dërgohet respektivisht Këshillit të Lartë Gjyqësor, për konkuruesit që kanë zgjedhur profilin e gjyqtarit dhe të këshilltarit dhe ndihmësit ligjor në fazën e aplikimeve; Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për konkuruesit që kanë zgjedhur profilin e prokurorit. Kandidatët me rezultatet më të larta në listën e publikuar, të cilët mund të pranohen në formimin fillestar të Shkollës së Magjistraturës, i nënshtrohen verifikimit të plotë të pasurisë dhe figurës, pas kërkesës së Këshillave për raportim nga institucionet kompetente.
 



Njoftime

Mbylle