Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

12 korrik 2019 / Njoftim per emerimin e prokuroreve dhe gjyqtareve te rinj

                                                NJOFTIM
 
Më datë 12.7.2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar emërimin e 6 kandidatëve për magjistratë, të profilit prokuror, të diplomuar në vitin akademik 2017 – 2018, si dhe ka bërë caktimin e tyre të përkohshëm në pozicionet, si më poshtë:
 
1. Znj. Eliora Elezi , prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë
2. Znj. Erida Visoçi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë
3. Znj. Mediana Meta, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë
4. Z. Françesk Ganaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë
5. Znj. Odeta Todorushi, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
6. Znj. Albjona Papajani, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.
 
 
 
 
Më datë 30.7.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, pasi ka kualifikuar për emërim10 kandidatët për magjistratë, të profilit gjyqtar, të diplomuar në vitin akademik 2017 – 2018, ka bërë caktimin e tyre në pozicionet, si më poshtë:
 
1. Znj. Lorena Çabej, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë
2. Z. Olti Skrame, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin
3. Znj. Afërdita Caco, gjyqtare pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër
4. Z. Ervin Sulaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë
5. Znj. Suela Xhani, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë
6. Znj. Merita Karaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës
7. Znj. Suela Dashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
8. Znj. Amarilda Sulaj gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë
9. Z. Ardit Kuka, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër
10. Znj. Enkeleda Dalipi, gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.
 
Duke qenë besimplotë se prokurorët dhe gjyqtarët e sapo emëruar do të kryejnë me sukses dhe përkushtim detyrat që u ngarkohen nga Kushtetuta dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë, Shkolla e Magjistraturës shpreh urimet për detyrën e re dhe të vështirë që ata do të ushtrojnë, në përmbushje të misionit për të cilin janë ngarkuar.



Njoftime

Mbylle