Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

8 tetor 2019 / Vendim i Këshillit Drejtues nr. 22 datë 3.10.2019

      SHKOLLA E MAGJISTRATURËS
KËSHILLI DREJTUES
 
V E N D I M
Nr. 22, Datë 3.10.2019
 
“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 1, DATË 31.01.12017 “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË BRENDSHME TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS”
 
 
Në mbështetje të nenit  248, 264 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, i mbledhur më datë 3.10.2019,
 
V E N D O S I :
 
Në Rregulloren e Brendshme të Shkollës së Magjistraturës, të miratuar me Vendimin nr 1, datë 31.01.2017, të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
 
1.      Të ndryshohet pika 3 e nenit 43 me përmbajtjen si më poshtë:
“Pas provimit përfundimtar, Këshilli Pedagogjik rendit kandidatët fitues, sipas numrit total të pikëve të marra nga provimi përfundimtar, i cili do të përfshijë rezultatin e vlerësimeve në lëndët të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të parë (60% të vlerësimit të përgjithshëm) dhe një provimi me katër raste praktike (40% të vlerësimit të përgjithshëm). Kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjor do të zhvillojnë provimin me rastet praktike vetëm në rast se arrijnë të marrin një vlerësim të paktën “mjaftueshëm“ në provimin e secilës lëndë.”
 
2.      Të shtohet neni 45/1 me përmbajtjen si më poshtë :
Neni 45/1
Vlerësimi për magjistratët të cilët do të ndjekin për një vit Programin e Formimit Fillestar, bazuar në Vendimin e Institucioneve të rivlerësimit
 
1.      Në kuptim të nenit 60 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“, subjektet e rivlerësimit të cilët janë pezulluar nga detyra dhe kanë detyrimin të ndjekin programin njëvjeçar të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, në përfundim të vitit të parë akademik vlerësohen nga rezultatet e provimit përfundimtar, i cili do të përfshijë rezultatin e vlerësimeve në lëndët të cilat do të zhvillohen gjatë vitit të parë teorik (60% të vlerësimit të përgjithshëm) dhe një provimi me raste praktike (40% të vlerësimit të përgjithshëm), të cilat do të jenë në funksion të drejtimit të tij dhe mangësive të shprehur ame vendim nga institucionet e rivlerësimit. Subjekti i rivlerësimit do të zhvillojë provimin me rastet praktike vetëm në rast se arrin të marrë një vlerësim të paktën “mjaftueshëm“ në provimin e secilës lëndë.
2.      Në përfundim të trajnimit, në funksion të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Shkolla e Magjistraturës i paraqet Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit dhe vëzhguesve ndërkombëtarë rezultatet e provimit përfundimtar, duke u shprehur nëse mangësitë janë mënjanuar ose jo.
3.      Komisioni njofton subjektin e rivlerësimit brenda 10 ditëve të paraqesë një shpjegim me shkrim mbi arsyet e mospërfundimit me rezultate të kënaqshme të programit të trajnimit gjatë periudhës së pezullimit. Një kopje e këtij njoftimi i dërgohet vëzhguesit ndërkombëtar.
3. Në Aneksin 7, “Marrëveshja e regjistrimit”, në nenin 1 të hiqet “Vendimi i Këshillit Drejtues nr. 20, datë 21.7.2017, “Mbi pagest e bursave të kandidatëve për magjistratë
4.Të shtohet Aneksi 7/2 “Marrëveshja e regjistrimit për kandidatët për këshilltarë dhe ndihmës ligjor” sipas materialit bashkëngjitur.
5. Në Aneksin 10, pika 2 “Për vlerësimet e kandidatëve për magjistratë në formimin fillestar”, bëhet ndryshimi si vijon:
“Totali i pikëve të vlefshme për vlerësimin e kandidatëve për çdo lëndë në fund të vitit/semestrit do të jetë 100 pikë, nga të cilat, vlerësimi maksimal i vazhdueshëm vjetor do të jetë 40 pikë, ndërsa vlerësimi maksimal për provimin përfundimtar do të jetë 60 pikë. “
6. Në aneksin 10, pika e nënrenditur III “Vlerësimi i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit akademik”, në pikën 2 a) të tij shtohet pas togfjalëshit “planifikohen që në program” përmbajtja “Prezantim me Power Point, Raste Studimore, Punë në grup, Debat”.
Në pikën 2 c) shtohet “Diskutime, debat, ushtrime me gojë, punë e pavarur individuale/grup nën drejtimin e pedagogut”.
7. Në Aneksin 10, pika e nënrenditur IV “Vlerësimi me provimin përfundimtar të lëndës”, në pikën 5 të tij ndryshon “Vlerësimi maksimal i vitit të parë është 2300 pikë dhe del si rezultat i mbledhjes së:
                     a)         pikëve të grupit të lëndëve kryesore 1800 pikë me koeficient vështirësie 1.5.
                     b)         pikëve të grupit të lëndëve të grupit të dytë 500 pikë me koeficient vështirësie 1.”
8. Në aneksin 10/1 “Për vlerësimet e subjekteve ex officio gjatë programit të Trajnimit Dyvjeçar”, pika e nënrenditur III, pika 8, ndryshon tabela me aktivitetet trajnuese në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, si më poshtë:
 
Nr
Programi i vitit të dytë
Formimi Vazhdues gjatë praktikës profesionale
Ngarkesa
1.       
1.1 Psikologjia e komunikimit dhe emocionet
Seminar 4-ditor
1.2 Anglishtja ligjore
Seminar 2-ditor
1.3 Kriminalistikë
Seminar 2-ditor
1.4 Aspekte praktike të informatikës ligjore
Seminar 2-ditor
1.5 Aftësimi i prezantimit të çështjes në gjyq
Seminar 5-ditor
 
15 ditë trajnim
2.
Të paktën 5 ditë nga Programi i Formimit Vazhdues të SHM-së
5 ditë trajnim
 
TOTALI
20 ditë trajnim
 
 
 
 
9. Të shtohet Aneksi 10/2 “Vlerësimi I kandidatëve për këshilltarë dhe ndihmës ligjor gjatë Programit të Formimit Fillestar”, sipas materialit bashkëngjitur.
 
10. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!  Shkarko këtu vendimin e plotë...
 
 
 
ZV/ K R Y E T A R
 
 ARTA MARKU     



Njoftime

Mbylle