Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Workshop Rajonal
iPROCEEDS
Workshop Rajonal
Kurrikula e trajnimit gjyqësor mbi krimin kibernetik, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi përmes internetit
Organizuar nga Këshilli i Evropës në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të trajnimit gjyqësor mbi krimin kibernetik
Akademia Gjyqësore e Kroacisë, Ulica grada Vukovara 49, Galerija Conference Room
Zagreb, Kroaci, 11 – 12 Tetor 2016
Për shkak të rrezikut të krimit kibernetik dhe lidhjes në rritje të provave elektronike me proçedimet kiminale, një provë e përfituar bëhet themelore për të akuzuar shkelësit apo për të provuar pafajesinë e të dyshuarve. Gjykatësit dhe prokurorët duhet të njohin dhe të kuptojnë natyrën dhe implikimet evidenciale të rasteve të krimit kibernetik dhe të kërkimit, kapjes e konfiskimit të të ardhurave të krimit përmes internetit, si dhe instrumentet ligjore në dispozicion dhe përqasjet në bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kjo ka nevojë të bazohet dhe përforcohet nga kurrikula gjyqësore posaçërisht të kuptueshme, koherente dhe mbështetëse për gjyqtarët dhe prokurorët.
Workshopi rajonal synon të mbështesë integrimin e këtyre temave në kurrikulat e institucioneve të trajnimit gjyqësor.
Pritet që pjesëmarrësit të reflektojnë mbi gjendjen aktuale të trajnimit gjyqësor mbi krimin kibernetik, provat elektronike dhe të ardhurat nga krimi përmes internetit si dhe mënyrën për të siguruar një integrim afat-gjatë të këtyre temave në kurrikulat e akademive trajnuese në çdo projekt vendesh/zonash të iPROCEEDS (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mali i Zi, Serbi, “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë”, Turqi dhe Kosovë.
Pjesëmarrësit janë përfaqësues të institucioneve të trajnimit gjyqësor, të gjyqësorit dhe të prokurorisë për secilin projekt vendesh/zonash tëiPROCEEDSdhe ekspertë të Këshillit të Evropës nga Kroacia, Franca, Irlanda, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Aktiviteti mbahet në Zagreb, Kroaci dhe është organizuar në bashkëpunim me Akademinë Gjyqësore të Kroacisë dhe të Këshillit të Evropës. Ky aktivitet është pjesë e projektit të përbashkët Bashkim Evropian/Këshilli i Evropës për të sjellë në vëmendje të ardhurat e krimit përmes Internetit në Evropën Jug-Lindore dhe në Turqi, 2016-2019.