Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konferencë Shkencore Ndërkombëtare “ Gjyqtari në Demokraci” dhe Ceremonia e Diplomimit të Kandidatëve për Magjistratë

Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik dhe diplomimit të kandidatëve për magjistratë të brezit 2013-2016, Shkolla e Magjistraturës, e mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, organizuan Konferencën Shkencore “Gjyqtari në Demokraci”, e cila mori shkas edhe nga përkthimi dhe botimi i librit me të njëjtin titull të ish-Kryetarit të Gjykatës së Lartë të Izraelit, Aharon Barack.
Aktiviteti u zhvillua i ndarë në dy evente, ku i pari ishte konferenca shkencore ndërkombëtare, në të cilën u ftuan të referojnë personalitete të sistemit gjyqësor, drejtues institucionesh të larta, dhe drejtues institucionesh gjyqësore ndërkombëtare, etj.
Referatet e mbajtura në konferencë fokusoheshin në rolin dhe figuren e gjyqtarit në një sistem demokratik. Me konkretisht referate te mbajtura ishin:
 
1.       Në Kërkim të Modelit të Gjyqtarit
2.       Roli i Gjyqtarit në Demokraci
3.       ­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­­Gjyqtari në Shtetin e së Drejtës. Funksioni dhe Legjitimiteti i tij në Demokracinë Kushtetuese
4.       Juridiksioni Kushtetues në Ekspansion dhe Roli i Gjyqtarit Kushtetues
5.       Gjyqtari në Demokraci. Perspektiva Britanike
6.       Ndikimi Politik mbi Gjyqësorin për Ndryshimet e reja Kushtetuese
7.       Gjykatat, Besueshmëria, dhe Shoqëria Demokratike: Debati Amerikan
8.       Përgjegjshmëria e Gjyqtarëve Përkundrejt Pavarësisë dhe Paanësisë së tyre
9.       Rëndësia dhe Roli i Trajnimit të Gjyqtarëve në Demokraci
 
Ky event u pasua nga ceremonia e diplomimit të kandidatëve për magjistratë të brezit 2013-2016, event në të cilin ishin të ftuar dhe morën pjesë personalitete të shquara të gjyqësorit, prokurorisë, përfaqësues të trupit diplomatik dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare, të cilët me radhë përshëndetën aktivitetin dhe magjistratët e diplomuar. Aktiviteti u mbyll me shpërndarjen e diplomave për magjistratët e sapodiplomuar.
 
 
 
 
 
 
 

Njoftime

Mbylle