Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita e Ambasadorit Britanik SH.T. Duncan Norman

8 Shtator 2016
 
Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi, priti në një takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe, shkëlqesinë e tij, Z. Duncan Norman.
Takimi u zhvillua në kuadër të takimeve të para që po zhvillon ambasadori britanik me institucionet shqiptare dhe u përqëndrua në marrëdhëniet e bashkëpunimit që Shkolla e Magjistraturës ka me Ambasadën Britanike si dhe me dy organizma që mbështetin Shkollën në zhvillimin e veprimtarisë së saj trajnuese për kandidatët për magjistratë por edhe për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë.
Nga të dy palët u shpreh dëshira për vazhdimin e bashkëpunimit në drejtime të ndryshme të kualifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku organizmat britanikë japin një kontribut të konsiderueshëm me ekspertizë teknike dhe ekspertë profesionistë.
 
 
 



Njoftime

Mbylle