Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Shkolla e Magjistraturës Pranohet me Statusin e Vëzhguesit në Rrjetin Europian të Trajnimit Gjyqësor
Amsterdam 9-10 Qershor 2016
Rrjeti Gjyqësor i Trajnimit Gjyqësor të Bashkimit Evropian, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve dhe Trajnimeve të Gjyqësorit të Mbretërisë së Hollandës organizoi në Amsterdam gjatë datave 9-10 Qershor mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme vjetore të tij.
Duke parë rëndësinë e procesit të integrimit në strukturat dhe organizmat e Bashkimit Evropian, Shkolla kishte aplikuar për marrjen e statusit të vendit Vëzhgues në këtë rrjet Evropian. Me ftesë të EJTN, Shkolla u përfaqësua në këtë aktivitet nga Drejtori i Shkollës, Z.Sokol Sadushi, dhe Përgjegjësi i Formimit Profesional Z.Ador Koleka.
Përveç shqyrtimit të cështjeve të ndryshme të aktivitetit të rrjetit, në fokus të takimit ishte dhe miratimi i aplikimit të Shkollës së Magjistraturës për pjesëmarrjen tashmë në rrjet me cilësinë e Vendit Vëzhgues, aplikim i cili, pas prezantimit të profilit të Shkollës, u miratua unanimisht nga vendet anëtare të rrjetit, duke e bërë shkollën, anëtarin më të ri me statusin e Vendit Vëzhgues.
Njëkohësisht gjatë takimit dyditor u trajtuan tematika të ndryshme me interes si:
- Aktivitetet profesionale të zhvilluara gjatë një viti
- Partneritetet e rrjetit dhe bashkëpunimi me to
- Plani strategjik i rrjetit, si dhe
- Parimet e trajnimit gjyqësor
Gjatë takimit u zhvillua puna në grupe sipas tematikave të paracaktuara për metodat e trajnimit gjyqësor, programet e shkëmbimit, linguistika, e drejta penale dhe ajo administrative. Në mbyllje u zhvilluan dhe zgjedhjet për drejtimin dhe sekretariatin e rrjetit.


