Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Trajnimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Takim vlerësues me përfaqësues të Universitetit të Leidenit

 7 Qershor 2016
 
Në kuadër të bashkëpunimit me institucione të ngjashme homologe, Drejtori i Shkollës Z.Sokol Sadushi zhvilloi një takim vlerësues me përfaqësues të Universitetit të Leidenit, Shkolla e Drejtësise në Hollandë.
Perfaqesuesit e Univ.Leidenit po zhvillojnë një vizitë pune, në kuadër të të cilës do të zhvillojnë takime informuese me institucionet që mendohet të jenë përfituese në rast se do të konkludohet në arritjen e një marrëveshjeje bashkëpunimi, dhe më konkretisht, Shkolla e Magjistraturës, Fakulteti i Drejtësisë, dhe Shkolla e Administratës Publike.
Bashkëpunimi me Univ e Leidenit do të fokusohet në:
·         Nevojat me urgjente/aktuale te shkolles persa i takon mesimdhenies, punes kerkimore dhe mbeshtetjes me infrastrukture (si p.sh. sekretariati, biblioteka, etj.).
·         Rritja e kapaciteteve të stafit pedagogjik lidhur me përgatitjen e programeve mësimore në fushën e të drejtave të njeriut dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së.
·         Shqyrtimi i nevojave për vendet vakant në gjyqësor dhe në prokurori, duke vlerësuar prurjet dhe daljet nga sistemi i drejtësisë.
·         Organizimi i trajnimeve të ndryshme në fushat e:
·         Të drejtës private
·         Pronësisë intelektuale
·         Falimentimit
·         Të drejtat e njeriut
·         Përshtatja e legjislaturave kombëtare me kuadrin koherent për bizneset, klientët, familjet për të mbështetur dhe lehtësuar ndërveprimin e tyre privat dhe ekonomik
·         Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën familjare
·         Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e kontratave, etj.
 
 
 
 

Njoftime

Mbylle