Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Konferenca “Ngritja e Rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të Vendeve të EJL”, Bukuresht
13-14 Prill 2016
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet vendeve rajonale dhe me inisiativë të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal u organizua në Bukuresht në periudhën 13-14 Prill 2016 konferenca per ngritjen e rrjetit të Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor të vendeve të EJL.
Gjatë konferencës u zhvillua ideja e një projekti për mbështetjen e institucioneve të trajnimit gjyqësor dhe u prezantua raporti i praktikave më të mira nga institucionet e trajnimit gjyqësor të vendeve anëtare të BE-së. Delegacioni nga Shqipëria përbëhej nga tre përfaqësues nga Shkolla, dhe një përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, kryesuar nga Drejtori i Shkollës. Z.Sadushi.
Gjatë konferencës u bë prezantimi i punës së institucioneve të trajnimit gjyqësor ku vendet respektive bënë një panoramë të situatës dhe zhvillimeve të fundit të tyre.
Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e institucioneve partnere evropiane parashtruan rolin e tyre në projekt dhe në rrjetin e ardhshëm.
Vizita u mbyll me një vizitë të shkurtër në Institutin Kombëtar të Magjistraturës në Rumani.

