Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të Konferencës së Hagës, Z.Christophe Bernasconi

Në kuadër të bashkëpunimit me Konferencën e Hagës u realizua një vizitë e shkurtër me mbështetjen e Shkollës së Magjistraturës nga Sekretari i Përgjithshëm i Konferencës së Hagës, Z.Christophe Bernasconi, gjatë periudhës 5-7 Prill 2016. 
Vizita u realizua me synimin e mbledhjes së të dhënave për vlerësimin e progresit të Shqipërisë në anëtarësimin në Konventat e ndryshme të Hagës për organizimin e mundshëm të sesioneve trajnuese për gjyqtarët dhe prokurorët. Konventat si ajo për rrëmbimin e fëmijëve, apostille, dhe “choice of court” ishin me interes të veçantë në këtë drejtim.
Gjatë vizitës u realizuan takime të ndryshme me përfaqësues të institucioneve qëndrore të Shqipërisë, për të vendosur marrëdhënie të drejtpërdrejta dhe bazat e bashkëpunimit me Konferencën e Hagës.
Vizita u mbyll me një workshop ku u vlerësuan nevojat për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në këto fusha specifike.
 
 
 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle