Formimi Fillestar
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...
Formimi i Vazhduar

Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...
Vizita Studimore në Akademinë e Drejtësisë së Turqisë
7-12 Mars 2016
Në kuadër të bashkëpunimit me Akademinë e Drejtësisë së Republikës së Turqisë po realizohet një vizitë studimore e kandidatëve për magjistratë të vitit të parë të Shkollës në akademinë Turke.
Delegacioni nga Shkolla e Magjistraturës kryesohet nga Kryetari i Këshillit Drejtues dhe Kryetar i Gjykatës së Lartë Z.Xhezair Zaganjori, Drejtori i Shkollës, Z.Sokol Sadushi, pedagogët me kohë të plotë, Znj. Mariana Semini dhe Z.Vangjel Kosta, pedagogu i jashtëm Z.Sokol Berberi, si dhe kancelarja e Shkollës, Zj. Ela Qokaj. Njëkohësisht në përbërje të delegacionit janë pjesëtarë të stafit administrativ.
Vizita zhvillohet për realizimin e një kursi trajnimi për kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, gjatë të cilit do të trajtohen cështje të tilla si: sistemi i drejtësisë në Turqi, procedura e hetimit të krimeve kibernetike, procedurat e ekstradimit, politikat dhe marrdhëniet me Ballkanin dhe Shqipërinë, lufta kundër terrorizmit si dhe gjuha trupore për një komunikim efektiv.
Njëkohësisht pjesë e rëndësishme e vizitës ishin dhe takimet prezantuese të zhvilluara në disa institucione kryesore të sistemit turk të drejtësisë si në Ministrinë e Drejtësisë, në Gjykatën e Kasacionit, në Këshillin e Shtetit dhe në Gjykatën Kushtetuese të Turqisë. Gjatë të gjitha takimeve anëtarët e delegacionit u njohën me përbërjen dhe funksionimin e këtyre institucioneve si dhe me mundësitë e ardhme për bashkëpunim.
Vizita do të mbyllet me një aktivitete kulturore në Stamboll.



