Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

ALBANIAN EXCELLENCE -HISTORI SUKSESI 2015

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, z. Sokol Sadushi u nderua dje me titullin "Albanian Excellence- Histori Suksesi 2015" në mbrëmjen gala të organizuar në ambjentet e Hotel Sheraton Tirana, me motivacion: "Zoti Sokol Sadushi, nderohet me titullin ALBANIAN EXCELLENCE -HISTORI SUKSESI 2015, për profesionalizmin, përkushtimin dhe maturinë e treguar në zhvillimin dhe pasurimin e jurisprudencës dhe të çështjeve që lidhen me reformimin e drejtësisë shqiptare. Profesor i Asociuar, Doktor i Shkencave Juridike, anëtari më jetëgjatë i Gjykatës Kushtetuese, autor librash e studiues i afirmuar i të Drejtës Administrative, Drejtor i Shkollës së Magjistraturës, zoti Sokol Sadushi i angazhuar tashmë edhe si Ekspert i Nivelit të Lartë në procesin e Reformës në Drejtësi dhe bashkëdrejtues i komisionit për Reformën Kushtetuese, i përket atij grupimi intelektualësh që të japin shpresën për ndërtimin e një sistemi drejtësie të besueshëm, të pavarur, profesional, që gëzon besimin e publikut dhe që mundëson integrimin në familjen evropiane."
Titulli iu dorëzua z. Sadushi nga Profesor Luan Omari, personalitet në fushën e së drejtës në Shqipëri.
 
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle