Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konferenca Përmbyllëse e Projektit JUFREX – Sarajeve 4-6 Prill 2019

  • Konferenca Përmbyllëse e Projektit JUFREX – Sarajeve 4-6 Prill 2019
Me ftesë të Këshillit të Evropës, Drejtori i Shkollës, Z. Sokol Sadushi merr pjesë në konferencën përmbyllëse dhe në mbledhjen e Komitetit Drejtues të projektit të Këshillit të Evropës „Përforcimi i Ekspertizës Gjyqësore mbi Lirinë e Shprehjes dhe Medias në EJL”. Aktiviteti zhvillohet në qytetin e Sarajevës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit si përfituese të projektit. Gjatë këtij aktiviteti dy ditor diskutohet në lidhje me zhvillimet më të fundit në GJEdNJ dhe lirinë e shprehjes, për praktikat më të mira për gjyqësorin, autoritetet rregullatore dhe aktorët e medias. Njëkohësisht, në aktivitet raportohen dhe analizohen përvojat dhe rezultatet e pasura gjatë implementimit të komponentëve të projektit si dhe paraqiten sfidat e hasura dhe bëhet një parashtrim i nevojave të mëtejshme në këtë fushë të së drejtës. Aktiviteti mbyllet me mbledhjen e komitetit drejtues ku diskutohen ndër të tjera dhe mënyrat për të përmbushur nevojat me mbështetjen e duhur nga Kie. Ne mbyllje te konferences permbyllese u zhvillua dhe takimi i Komitetit Drejtues, ku u evidentuan arritjet, u parashtruan pervojat nga vendet pjesemarrese si dhe u identifikuan nevojat e te ardhmes. Ne takim u njoftua se projekti planifikohet te kete nje shtese tjeter prej 3 vjetesh, ku do te trajtohen me gjeresisht nevojat e identifikuara dhe mesimet e nxjerra nga pjesa e sapombaruar e tij. Persa i takon Shkolles, do te kete vemendje te shtuar nga projekti ne lidhje me mbeshtetjen ne drejtim te mesimit ne distance, pajisjeve teknologjike, dhe vecanerisht magjistratit te shtypit.
 
 



Njoftime

Mbylle