Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Takim Rajonal për të Drejtën Tatimore – 4-5 Prill, Sofie

  • Takim Rajonal për të Drejtën Tatimore – 4-5 Prill, Sofie
Në kuadër të bashkëpunimit me Institutin Kombëtar të Drejtësisë të Bullgarisë, morën pjesë në takimin rajonal “Mbështetja e Trajnimit Gjyqësor për të Drejtën Tatimore në Gjyqësorët e Ballkanit Perëndimor” në Sofie në datat 4-5 Prill 2019 pedagogët e brendshëm, Sokol Berberi, përgjegjës për Formimin e Vazhduar dhe Artan Hajdari.
Aktiviteti trajtoi arritjet në fushën e formimit profesional në të drejtën tatimore dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve në këtë fushë si dhe unifikimin e një qasjeje të përbashkët për formimin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve për cështjet tatimore.
Njëkohësisht ditën e dytë, që u zhvillua në ambientet e Institutit Kombëtar të Drejtësisë së Bullgarisë u diskutua nga përfaqësuesit e Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor në lidhje me bashkëpunimin për të ardhmen në mbështetje të dialogut dhe ndarjes së praktikave më të mira të vendeve.
 
 



Njoftime

Mbylle