Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Konferenca e 7-të Ndërkombëtare për Trajnimin e Gjyqësorit Recife, PE, Brazil – 8-12 Nëntor 2015

Me ftesë të Organizatës Ndërkombëtare për Trajnimin e Gjyqësorit – IOJT, Drejtori i Shkollës Z.Sokol Sadushi po merr pjesë në punimet e Konferencës së 7-të Ndërkombëtare për Trajnimin e Gjyqësorit që po zhvillohet në Recife, Brazil. 
IOJT është krijuar si një organizatë ndërkombëtare që lehtëson bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit dhe njohurive ndërmjet anëtarëve të saj. Me më shumë se 120 anëtarë nga të gjitha shkollat  dhe institucionet e trajnimit gjyqësor, Konferenca është një mundësi shumë e mirë për të ndarë përvojat, qasjet innovative si dhe për të forcuar lidhjen dhe partneritetin ndërmjet edukatorëve gjyqësorë, ekspertëve dhe drejtuesve të institucioneve gjyqësore. 
Në punimet e konferencës do të trajtohen tematika të tilla të rëndësishme si: 
- Parimet e Edukimit Gjyqësor
- Kandidatët për magjistratë – Vlerësimi, Përzgjedhja dhe Emërimi
- Trajnimi i Gjyqtarëve të Rinj – Orientime dhe Programi Mësimor
- Institucionet e Trajnimit Gjyqësor – Drejtimi, Financimi dhe Infrastruktura
- Vlerësimi i Trajnimit Gjyqësor
- Impakti i Emërimit si Gjyqtar në Jetën e tij jashtë Gjykatës
- Trajnimi i Vazhduar i Gjyqtarëve në Detyrë
- Balancimi i Influencës dhe Pavarësisë në Trajnimin Gjyqësor
- Trajnimi Gjyqësor dhe Media
- Trajnimi i Gjyqtarëve për Implikimet Etike të Mediave Sociale
- Hartimi, Implementimi dhe Vlerësimi i Programeve të Zhvillimit Profesional për Drejtuesit dhe Menaxherët e Gjykatave, etj.
 
 
 
 



Njoftime

Mbylle