Logo
Banner Banner Banner Banner Banner Banner

Formimi Fillestar

Banner
Formimi fillestar i kandidatëve për magjistratë përfshin një periudhë tre vjecare që përbëhet nga:...

Formimi i Vazhduar

Banner
Në kuadër të përmbushjes së misionit të saj Shkolla e Magjistraturës ofron formimin e ...

Aktiviteti i fundit

Banner
Aktiviteti i fundit i Shkollës së Magjistraturës ...

Programi i Transparencës i Shkollës së Magjistraturës

LIDHJA NR. 1
 
PROGRAMI I TRANSPARENCËS
PËR
SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
 
I. HYRJE
 
Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë. Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”(LDI).
Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Autoriteti Publik (Shkolla e Magjistraturës) ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Shkolla e Magjistraturës do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së.
Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së Shkollës së Magjistraturës, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.magjistratura.edu.al si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.
Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Përveç kësaj,çdo dokument është i aksesueshëm edhe në skemë.
Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Shkollës së Magjistraturës, është ndërtuarnë atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjektevetë të dhënave, etj.
Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program. Shkarko programin ketu...



Njoftime

Mbylle